By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV: Sheshi, vend i barazisë së qytetarëve e jo si hapësirë afariste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV: Sheshi, vend i barazisë së qytetarëve e jo si hapësirë afariste
Lajme

LVV: Sheshi, vend i barazisë së qytetarëve e jo si hapësirë afariste

Kosova Times
Last updated: 2024/06/25 at 8:31 PM
Kosova Times Published June 25, 2024
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka shprehur indinjatën e saj të thellë, për siç ka thënë, qasjen e vazhdueshme të Komunës së Prishtinës për uzurpimin dhe privatizimin e hapësirave publike të kryeqytetit.

Ky shqetësim i partisë opozitare në kryeqytet, vjen si përgjigje ndaj përdorimit të sheshit të qytetit si një hapësirë afariste, e cila, sipas LVV-së, është e papranueshme dhe e padrejtë ndaj qytetarëve.

“Është e papranueshme që sheshi i qytetit të shërbej si hapësirë afariste për individ e grupe të caktuara, të afërta me pushtetin, dhe si zonë e ndaluar për qytetarë të Prishtinës. Pse duhet një pjesë e sheshit të rrethohet si arenë gladiatorësh? Nëse hyrja qenka pa pagesë, pse duhen rrethojat? Pse duhet paguar hyrje ose rezervim të tavolinës në mes të hapësirës publike?”, theksohet në komunikatën e Qendrës së LVV-së në Prishtinë.

LVV tutje argumenton se askush nuk ka të drejtë të mbyllë sheshin ose një pjesë të tij për një kategori të caktuar të qytetarëve. Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim, duke theksuar se sheshi duhet të jetë vendi i barazisë qytetare.

“Gjithashtu duhet potencuar se janë të pavërteta dhe të pasakta deklaratat e kryetarit Rama se ‘çdo gjë ka qenë pa pagesë. Mbi këtë temë dhe për çështje të pagesave të kërkuara në atë zonë, kanë shkruar paraprakisht edhe gazetarë të mediumeve të ndryshme dhe kanë reaguar qytetarë të shumtë. Pse qeverisja komunale nuk e organizon vet një ngjarje të tillë ku qasja dhe mundësitë do të ishin të barabarta dhe falas për të gjithë qytetarët? Komuna e Prishtinës ka Drejtori të Kulturës sikurse ka edhe Drejtori për Sport dhe mbi 50 milionë euro suficit buxhetor apo para të pashpenzuara nga viti paraprak”, theksohet më tej në komunikatën e LVV-së.

Reagimi i LVV-së vjen një ditë pasi në sheshin e kryeqytetit u krijua një rrëmujë gjatë ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e ku asamblisti i këtij subjekti politik, Arianit Beqiri është arrestuar nga policia pasi sipas zyrtarëve të LVV-së, kishte refuzuar të bëjë pagesën për të hyrë në hapësirën publike ku po shfaqej kjo ndeshje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

TAGGED: #LVV, #Prishtinë, #Sheshi
Kosova Times June 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Të gjithë nuk mund të shikojnë në të njëjtin drejtim.” Qeveria e pranoi ndarjen e elitës

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Ja kush lobon në ShBA-së me kontratën e re të Serbisë
Gliha largohet nga Kosova
Rafuna: Liberalizimi i energjisë ka dëmtuar bizneset
Vjosa fiton thellë ndaj 2 Korrikut dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?