By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trazira në Kenia, parlamenti në flakë pas miratimit të ligjit të ri për taksat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trazira në Kenia, parlamenti në flakë pas miratimit të ligjit të ri për taksat
Rajon / Botë

Trazira në Kenia, parlamenti në flakë pas miratimit të ligjit të ri për taksat

Kosova Times
Last updated: 2024/06/25 at 5:12 PM
Kosova Times Published June 25, 2024
Share
SHARE

Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën ndërkohë që mijëra banorë, që po protestonin kundër një ligji të ri mbi financat, hynë me forcë në godinë, duke detyruar ligjvënësit të iknin.

Ky është sulmi i parë ndaj qeverisë pas shumë dekadash. Gazetarët panë të paktën tre të vdekur në afërsi të kompleksit ku policia shtiu me armë zjarri.

Protestuesit kërkonin nga ligjvënësit të votonin kundër një ligji të diskutueshëm që do të vendoste taksa të reja. Në Kenia ka disa vite që pakënaqësia zien për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Protestuesit çanë barrikadat e policisë dhe u futën në parlament pak kohë pasi ligjvënësit miratuan ligjin. Ligjvënësit u larguan përmes një tuneli, ndërsa ligjvënës të opozitës, që votuan kundër ligjit, u lejuan nga protestuesit të dilnin të qetë nga ndërtesa e rrethuar.

Zyrës së guvernatorit të Nairobit, anëtar i partisë në pushtet, po ashtu i është vënë zjarri.

Protestuesit brohoritnin “Do të ndjekim çdo politikan”.

Policia hapi zjarr dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në një tendë pranë një kishe në afërsi të kompleksit parlamentar.

Komisioni i Kenias për të Drejtat e Njeriut shpërndau një video-regjistrim ku policët shihen duke shtënë në drejtim të protestuesve. Organizata tha se do të kërkojë përgjegjësi nga autoritetet.

Dy persona u vranë në protesta të ngjashme javën e kaluar.

Presidentja e Shoqatës së Juristëve të Kenias, Faith Odhiambo njoftoi të martën se rreth 50 pjesëtarë të shoqatës, përfshirë ndihmësen e saj personale, janë “rrëmbyer” nga pjesëtarë të policisë, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Disa nga të rrëmbyerit ishin pjesëtarë të zëshëm të demonstratave dhe u morën nga shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe vende publike pak para protestës së të martës, sipas organizatave të shoqërisë civile.

Policia nuk dha një përgjigje rreth këtyre akuzave, ndërkohë që kryetari i parlamentit Moses Wetangula urdhëroi inspektorin e përgjithshëm të policisë të japë informacion për vendndodhjen e atyre që opozita thonë se janë rrëmbyer.

Presidenti i Kenias William Ruto nuk është në Nairobi dhe po merr pjesë në një takim të Bashkimit Afrikan. Ai tha të dielën se është krenar me të rinjtë që po ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe se do të bisedojë me ta për shqetësimet e gjeneratës së tyre.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Kenia, #Ligj, #Parlamenti në flakë, #Taksat, #Trazira
Kosova Times June 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani e prezanton një dron të ri “kamikaz”

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Osmani thotë se liria e Kosovës mban vulën e Bill dhe të Hillary Clintonit
ShBA e analizon me “seriozitet” kërcënimin bërthamor të Putinit
Gjashtë fshatra të Fushë Kosovës prej sot furnizohen nga KRU ‘Prishtina’
Moti sot kryesisht i vranët me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?