By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale
January 23, 2026
ZKA nis auditimin Termokos-it – nëse po menaxhon në mënyrë efektive
January 23, 2026
Osmani nga Davosi: Liberalizimi i vizave me Singaporin, hapi i radhës
January 23, 2026
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 50 raste
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bolivi, ushtria tek pallati presidencial; shtohet frika për grusht shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bolivi, ushtria tek pallati presidencial; shtohet frika për grusht shteti
Rajon / Botë

Bolivi, ushtria tek pallati presidencial; shtohet frika për grusht shteti

Kosova Times
Last updated: 2024/06/26 at 11:52 PM
Kosova Times Published June 26, 2024
Share
SHARE

Forcat e armatosura të Bolivisë morën nën kontroll të mërkurën sheshin kryesor të kryeqytetit dhe një autoblindë hyri me forcë në portën kryesore të pallatit presidencial, e pasuar nga njësi ushtarake. Presidenti i majtë i vendit, Luis Arce foli për një grusht shteti ndaj qeverisë dhe kërkoi mbështetje ndërkombëtare.

Më herët, presidenti Arce denoncoi “mobilizimin e parregullt” të disa prej njësive ushtarake në La Paz dhe ish-udhëheqësi tjetër i majtë Evo Morales akuzoi një gjeneral të lartë për organizim puçi.

Ushtarë të armatosur rëndë dhe autoblinda u panë të mblidhen në sheshin qendror, Plaza Murillo, ndërsa një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se një autoblindë shtyu portën në hyrje të pallatit presidencial, që ndodhet po në këtë shesh, dhe ushtarët hynë brenda.

Policia ushtarake mblidhet përpara hyrjes kryesore të pallatit presidencial ndërsa një autoblindë hap me forcë portën kryesore (26 qershor 2024)
Policia ushtarake mblidhet përpara hyrjes kryesore të pallatit presidencial ndërsa një autoblindë hap me forcë portën kryesore (26 qershor 2024)

“Tre shefat e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura kanë shprehur zhgënjimin tonë. Do të ketë një kabinet të ri qeveritar, me siguri që gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë”, i tha gjenerali Juan Jose Zuniga një kanali televiziv lokal.

Gjenerali Zuniga foli me gazetarët në shesh, përpara se forcat ushtarake të sulmonin pallatin presidencial.

“Ndalni shkatërrimin, ndalni varfërimin e vendit tonë, ndalni poshtërimin e ushtrisë sonë”, tha ai, i veshur me uniformë dhe i rrethuar nga ushtarë, ndërsa këmbënguli se veprimet që po ndërmerreshin kishin mbështetjen e publikut.

Ushtarët bllokojnë rrugën që lidh godinën e Asamblesë Legjislative me pallatin presidencial
Ushtarët bllokojnë rrugën që lidh godinën e Asamblesë Legjislative me pallatin presidencial

Zoti Morales, i cili është distancuar publikisht nga presidenti Arce, megjithëse i përkasin të njëjtës lëvizje socialiste, tha se mbështetësit e tij do të mobilizoheshin në mbështetje të demokracisë.

Ai e akuzoi gjeneralin Zuniga për përpjekje për organizim të grushtit të shtetit dhe shpalli një ndalim të përgjithshëm të punës dhe bëri thirrje për bllokimin e rrugëve kryesore.

“Nuk do t’i lejojmë forcat e armatosura të dhunojnë demokracinë dhe të frikësojnë popullsinë”, tha zoti Morales.

You Might Also Like

Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

TAGGED: #Bolivi, #Frikë për grusht shtet, #Pallati presidencial, #Ushtria
Kosova Times June 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Anëtaret e Pussy Riot dënohen në mungesë me deri në 13 vjet burg

Kosova Times Kosova Times September 15, 2025
Konjufca në takimin me shefen e KiE në Kosovë: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE
Përkujtohet 4-vjeçari në përvjetorin e vrasjes nga forcat serbe
25 vjet nga mobilizimi i UÇK-së
Shikoni momentin ikonik që TË GJITHA pesë Spice Girls performojnë Stop Right Now në ditëlindjen e Posh-it – teksa Davidi shkon i egër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?