By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pjesemarresit e samiti i SCO-së e konsiderojnë Kinen si lidere botërore
September 1, 2025
Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq
September 1, 2025
“Koalicioni i të vullnetshmëve” po takohet, Zelensky po mbërrin. Ky është plani
September 1, 2025
LDK:Nuk marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë, Basha t’i kthehet Kushtetutës
September 1, 2025
Shërbimi Sekret Rus në Krime goditet nga raketa e re ukrainase Flamingo
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëvizja kombëtare e Deçanit – leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lëvizja kombëtare e Deçanit – leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane
Opinion

Lëvizja kombëtare e Deçanit – leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane

Kosova Times
Last updated: 2024/06/26 at 8:49 PM
Kosova Times Published June 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Gjon KEKA

Për çdo ditë po e bind veten populli ynë se po përballet me një kthesë vendimtare në zhvillimin e tij historik të rikthimit tek vetja e tij ,tek rrënjët e tij, tek e vërteta e tij kombëtare dhe shpirtërore dhe rikthimi mbi të gjitha te familja e tij e përbashkët e civilizimit evropian; në fakt është fati ynë historik të kalojmë gradualisht nga gjendja e letargjisë ,e errësirës , në gjendjen e zgjimit kombëtar, të dritës dhe të zhvillimit dhe përparimit si komb.

Është detyra jonë e nderuar ta ngremë brezin e ardhshëm nga niveli i papjekurisë në pjekurinë e tij për kombin të cilit i takon dhe vetëvendosjen më të lartë: rikthimin te rrënjët e vërteta ,që do të thotë shpëtim jo vetëm i vetes ,por edhe i familjes, kombit dhe shtetit .Të gjithë ata që do të bëhen të vetëdijshëm për seriozitetin e plotë të situatës sonë aktuale kulturore e kombëtare, do të kuptojnë se kjo ka të bëjë me shtëpinë tonë të përbashkët dardane-arbërore, dhe familja dardane është vendi ku do të përdoren levat e zhvillimit të ri më të lartë të vetëdijes kombëtare dhe dritmbajtjes për të ardhmen si të brazave ashtu edhe të kombit tonë. Çdo baba dardan dhe çdo nënë dardane që ka kuptuar se ekzistenca dhe kultura jonë kombëtare është në rrezik, duhet të ndiejë detyrimin për të punuar në rrugën e tyre drejt një kuptimi të qartë të qëllimeve dhe detyrave të shenjta kombëtare të rikthimit të vlerave të vërteta tona dardane -arbërore evropianë; duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kontribuar në rrethin e tij të ngushtë për të krijuar kushte më të mira për popullin dhe atdheun tonë dhe të ardhmen e tij.

Dhe sikur dihet Rilindja e një populli nuk mund të bëhet pa Rilind më parë në zemër, në shpirt, prandaj edhe sot Dardanët e vërtetë po i rikthehen rrugës së vjetër të etërve të tyre, po i rikthehen djepit të tyre evropian, po i rikthehen të vërtetës së tyre dhe dritës së tyre të vërtetë.

Asnjë popull nuk mund të jetojë gjithmonë duke e fshehur ,mohuar dhe njollos djepin që e ka lindur atë dhe paraardhësit e tij, gjakun e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për liri, për identitetin, gjuhën dhe flamurin kombëtar, për një Dardani dhe Arbëri evropiane ashtu sikur e ka krijuar Natyra e Zoti – pjesë të pandashme të kontinentit evropian dhe civilizimit të përbashkët evropian.

Çdo përpjekje për t’i hedh gur rilindjes së popullit dardan drejt rikthimit te rrënjët e tij është e kotë, është pothuajse njësoj sikur t’i ikësh dritës së diellit i cili e ndriçon tërë hapësirën dardane dhe evropiane e të botës. Hapi i rikthimit të popullit tonë te rrënjët e tij është pjesë e lirisë themelore të tij të brendshme që askush në tokë nuk mund t’ia mohojë apo të tentojë t’ia ndalojë, sepse është vullneti i lirë i kthimit te vetja e tij, te rrënjët e tij, te djepi i kulturës së vërtetë dardane dhe evropiane.

Prandaj, Lëvizja kombëtare e Deçanit ka lind si rezultat i kësaj drite ,jo për ta fshehur këtë dritë, por për ta bërë sa më të dukshme ,sepse kështu do të mund të arrijmë të bëhemi komb fisnik dhe i pranuar kudo në botën e qytetëruar, si dhe një shtet që mbështetet tek populli i tij i vërtetë që ka kulturë burimore dhe shpirt të lirë e të pastër human, që është i gatshëm të bëhet pjesë e familjes së civilizuar të kombeve të Bashkimit Europian dhe të zë vendin e tij të merituar dhe rolin që i takon në historinë e përbashkët të Evropës.

You Might Also Like

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

TAGGED: #Gjon Keka
Kosova Times June 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Orkestra mbretërore e Bruneit respekton Kosovën, performon ‘Mora fjalë’

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
MAShTI hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe ato teknike
Parashikimi i motit për të shtunën, Kosovë e Shqipëri
OKB-ja parashikoi një rënie të popullsisë së Rusisë në minimum në 135 vjet
Horoskopi ditor për 3 maj 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?