By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato
Sport

Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 2:16 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Në kuadrin e festimeve të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës, më datat 22 e 23 qershor në palestrën e bukur të sporteve në Rovato (Lombardia) u mbajt turniri përmbyllës “Muaji i Lirisë, organizuar nga treshja e të rinjve entuziast Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi.

Festimi i Ditës së Çlirimit të Kosovës 

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient të bukur dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës u përballen me njëra-tjetrën 16 ekipet pjesëmarrëse:

1)    Treviso (Treviso)

2)    Rion Pavimentazioni (Vicenza)

3)    Leon Pav (Vicenza

4)    FC Sadri Guraziu (Treviso)

5)    Edil Kolgeci (Treviso)

6)    Mirsad Group (Brescia)

7)    Vali Costruzioni (Brescia)

8)    Noli Ponteggi (Brescia)

9)    Alice Costruzioni (Brescia)

10)  Nuove Coperture (Brescia)

11)  Euro KB Ponteggi (Brescia)

12)  Edil Ponteggi (Brescia)

13)  By Paci (Brescia)

14)  Bar Sport (Brescia)

15)  Fratelli Gashi (Brescia)

16)  Cambio Automatici 4F (Brescia)

Si zakonisht, turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falënderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë turnirit dyditor.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turnirët e Futbollit të Vogël, të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë Ura lidhëse mes të rinjve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra dhe mijëra pjesëmarrës, siç ishte ky në Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i përcjellën mbi 1 mijë futbolldashësh, numër ky i paarritshëm nëpër aktivitet e tjera mërgatës sonë në shtetin italian.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Alice Costruzioni dhe Cambio 4F ishte një finale e bukur dhe e paharruar e cila do të mbetët gjatë në kujtesën e të pranishmëve të shumtë në të këtë eveniment sportiv.

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e zuri ekipi Alice Costruzioni, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.

Këshilli organizativ i shpalli lojtarin më të mirë, golashënuesin e parë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

-Lojtari më i mirë Denis Spanesci

-Golashënuesi i parë Davide Giardini

-Portieri më i mirë Paolo Gazurelli

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para:

-Vendi i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Cambio 4,

-Vendi i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Alice Costruzioni.

-Vendi i tretë i takoj ekipit Rion Pavimentazioni,

-Vendi i katërt i turnirit për ekipin Nuove Coperture.

Në fund organizatori Arber Llugaxhija i falenderoj bashkëpunëtorët e afërt dhe të largët, si: Faton Berisha, Mentor Smakiqi Agron Berisha, Loni Ber, Arton Berisha, Arbnor Llugaxhiu, Fadil Bajraktari, Massimo Kolgecaj, Arben Kastrati, Adnan Podrimqaku, Kujtim Sadiku, Avdi Hajraj Albi Lumi, Florim Zeqa, Florim Lumi, Fejza Kastrati, Fisnik Bogujevci, Fitim Jashari, Kastriot Krasniqi dhe Kujtim Kolgeci.

Të rinjët ambasadorët më të mirë të vendit tonë

Turniri në Futboll të Vogël për nder të çlirimit të Kosovës, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka më tepër se një dekadë që bashkëpunojnë mes tyre, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 500-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arteria jonë më e shëndoshë kombëtare.

Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.

Ky ishte njëri ndër turnirët më mirë të organizuara ndonjëherë në pjesën veriore të Italisë falë treshes profesioniste Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi, të cilët edhe një herë e dëshmuan se, përveçse veteran të futbollit janë edhe organizator të suksesshëm të turnirëve në këtë pjesë të Italisë.

Mysafir special i turnirit ishte Fatmir Limaj-Komandant Çeliku, i ardhur enkas për këtë aktivitet sportiv për të cilin organizatorët e kishin përgatitur një Tortë të madhe me emblemën e UÇK-së. Vlen për të theksuar se Komandant Çelikun në këtë aktivitet sportiv e sollën Rinor dhe Selim Guraziu, miq dhe bashkëlojtar të vjetër të Arber Llugaxhiut.

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Mbi gjakun e heronjve dhe dëshmoreve i kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Florim ZEQA

You Might Also Like

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

TAGGED: #Alice Costruzioni, #Muaji i Lirisë, #Rovato
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Objekti i Ambasadës në ShBA, tashmë pronë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 24, 2024
Arabia Saudite dhe Rusia kufizojnë furnizimet me naftë për t’i rritur çmimet
Vriten tre persona nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë
Abdixhiku në Podujevë: Do t`a përfundojmë magjistralen e stërzgjatur
Top – lista e me te mireve ne bote: Djathi nga Bosnja dhe Hercegovina ndër më të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?