By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhuna në familje në rritje shqetësuese
December 10, 2025
E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim
December 10, 2025
Punëtori humb jetën pasi bie nga lartësia në Graboc të Pejës
December 10, 2025
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontrabanduara
December 10, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deliu-Kodra: Rusia dhe Serbia faktor të destabilitetit të rajonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deliu-Kodra: Rusia dhe Serbia faktor të destabilitetit të rajonit
Lajme

Deliu-Kodra: Rusia dhe Serbia faktor të destabilitetit të rajonit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 6:54 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit, qe u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, në një lidhje direkte në “Info Plus të RTK-së ka folur rreth qëllimit të kësaj konference, duke thënë se kanë mbështetur procesin e Berlinit.

Ajo tha se Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga vet ajo dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Deliu-Kodra tregoi se në këtë konferencë janë diskutuar sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat sipas saj janë të kërcënuara nga ndikimi i Rusisë me qëllim destabilizimin e rajonit.

Ajo tha se ky ndikim më i madh vërehet në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Natyrisht që me zonjën Kadriaj kemi konfirmuar që si Kosovë e mbështesim procesin e Berlinit, i cili në radhë të pare garanton gjithpërfshirje dhe status të barabartë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që në start kemi paraqitur shqetësimet për vendet tona respektive me theks të veçantë që i shohim nga Rusia përpjekjet e saj për destabilizim të rajonit. Këtë e thanë edhe deputet të parlamenti të Bosnje e Hercegovinës dhe vendeve tjera se Rusia po vazhdon përpjekjet për destabilizim për të penguar të ardhmen e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrime në Bashkimin Evropian”, tha Deliu-Kodra.

Ajo tha se në këtë takim ka folur edhe për çështjen e sulmit të vitit të kaluar në veri të vendit ku është vrarë Togeri Afrim Bunjaku, duke thënë se e kanë dënuar ashpër këtë sulm mbi vendin tonë.

“Pra që në start kërkuam që të flitet për sigurinë e vendeve tona, sepse kjo siguri po cenohet nga Rusia dhe Serbia”, tha Deliu-Kodra.

Tutje theksoi se pas një debati ndërmjet deputetëve pjesëmarrës, delegacioni i Serbisë u largua nga salla ku po mbahej konferenca ndërmjet deputetëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Punëtori humb jetën pasi bie nga lartësia në Graboc të Pejës

Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontrabanduara

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

TAGGED: #Blerta Deliu Kodra, #Faktor destabiliteti, #Rusia, #Serbia
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dënohet sulmi ndaj Ficos

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Shtetet e Bashkuara njoftuan shterjen e buxhetit për ndihmën ushtarake për Ukrainën
Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit
Covey: Thaçi nuk jepte urdhra, UNMIK nuk e trajtonte si komandant të UÇK-së
Kush është Jaish Al-Adl, grupi separatist që po i sulmon forcat iraniane?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?