By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite
Rajon / Botë

Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 10:05 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Grupi militant libanez, Hezbollah, ka hedhur “dhjetëra” raketa më 27 qershor drejt një baze ushtarake në veri të Izraelit, në kundërpërgjigje të një sulmi izraelit në Liban, që vrau një luftëtar të këtij grupi i cili mbështetet nga Irani.

Javëve të fundit është rritur frika për një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut, teksa palët kanë intensifikuar kërcënimet.

Izraeli dhe Hezbollahu këmbejnë zjarr pothuajse në baza ditore në kufi që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste – sulmoi Izraelin, gjë që nxiti luftën në Rripin e Gazës.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, tha se “në përgjigje të sulmeve të armikut që sulmuan qytetin Nabatije dhe fshatin Sohmor”, luftëtarët e tij bombarduan “bazën kryesore ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të komandës veriore… me dhjetëra raketa të llojit Katyusha”.

Hezbollahu pretendoi se ka kryer edhe dy sulme të tjera ndaj trupave izraelite dhe pozicioneve të tyre, përfshirë edhe një sulm me dron, ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se Izraeli ka kryer sulme në disa zona në jug të Libanit.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se “afërsisht 35 lëshime nga Libani janë identifikuar”.

Mbrojtja ajrore “me sukses ka penguar shumicën e tyre. Nuk raportohet për ndonjë lëndim”, tha Izraeli.
Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë, ushtria izraelite tha se “dy dronë u identifikuan nga Libani” që ranë në veri të Izraelit.

Hezbollahu tha të enjten se një luftëtar nga Sohmor, teksa u raportua se sulmi u krye me dron “nga armiku”.

Ushtria izraelite tha se një operativ i Hezbollahut “u eliminua” gjatë një operacioni në rajonin e Sohmorit, teksa raportoi se ka kryer sulme edhe në jug të Libanit.

Përderisa po vazhdojnë këmbimet e zjarrit, është rritur frika se lufta në Gazë mund të përhapet në rajon, nëse konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, që deri më tani ka qenë i përqendruar në zonën kufitare, përhapet.

Që kur ka nisur dhuna në kufi, në Liban janë vrarë 482 persona, shumica luftëtarë, por po ashtu edhe 94 civilë. Ndërkaq, në anën izraelite janë vrarë të paktën 15 ushtarë dhe 11 civilë.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

TAGGED: #Bazë izraelite, #Hezbollah, #Sulm me raketa
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ëndrra Gjeorgjiane do të flasë për ligjin “rus” në orën 12:00

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike, ndalohet një person
Avokati Berisha thotë se i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë
OPINION: Evropa duhet të frikësohet
Jandrokoviq: Serbia nuk është një vend demokratik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?