By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët
Lajme

O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 11:06 AM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke i “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit, pasi të mërkurën dështoi të mbahej një takim i paralajmëruar trepalësh i liderëve të të dyja vendeve me shefin e diplomacisë së BE-së.

“Takimet e sotme të Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.

SHBA-ja, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se të mërkurën në Bruksel nuk u mbajt takim trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë.

Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kushtet e Kurtit ishin formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët përkatës të dyja shteteve, tërheqja e letrës zyrtare të dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, si dhe dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar “terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell gjatë një konference për media të mërkurën.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që u arrit më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe Aneksi për zbatimin e saj më 18 mars 2023 në Ohër, nuk janë nënshkruar nga Kurti dhe Vuçiq, sepse udhëheqësi serb nuk ka pranuar ta bëjë këtë, me gjithë këmbëngulësinë e liderit kosovar.

Asnjëra palë, deri më tash, nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt zbatimit të ndonjë elementi të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Gjatë konferencës për media, Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti.

Gjatë takimeve të ndara midis Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me Kurtin dhe Vuçiqin, sipas Borrellit, palët paraqitën qëndrimet e tyre se si procesi duhet të ecë përpara.

Pas takimeve në Bruksel, Kurti tha se ka kërkuar nga ndërmjetësit evropianë “garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve”.

“Vetëm nënshkrimi i marrëveshjes sjell sigurinë ligjore dhe juridike në njërën anë, dhe anulon shkeljet e mëhershme”, tha Kurti.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për mediat në Bruksel se Kurti “nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë”.

Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe “tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Diplomatët evropianë për pikën e diskutueshme 4 të marrëveshjes: Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm me një kusht

Kosova Times Kosova Times March 6, 2023
Deportohen tre shtetas të Çekisë që kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë
Akuza për rrëmbim të fëmijëve ukrainas nga Moska dhe krime lufte nga Putini, reagon Kremlini: Letër higjienike!
Qeni qëllon pronarin në SHBA
Haziri: Qeveria në qiell, populli në buqillë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?