By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane bën thirrje për respektimin e sundimit të ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Oda Amerikane bën thirrje për respektimin e sundimit të ligjit
Uncategorized

Oda Amerikane bën thirrje për respektimin e sundimit të ligjit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 1:10 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me sulmet e fundit verbale të liderëve të qeverisë ndaj institucioneve të pavarura gjyqësore, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Në shoqëritë demokratike, ndarja e pushteteve është thelbësore. Prandaj, institucionet e pavarura duhet të veprojnë pa ndërhyrje me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit demokratik. Deklaratat që cenojnë këto institucione janë të papranueshme, meqë shkelin parimin e ndarjes së pushteteve dhe gërryejnë vlerat demokratike, për ndërtimin e të cilave, Kosova ka punuar shumë”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Sipas saj, është detyrë e të gjitha palëve të interesit dhe zyrtarëve politikë të respektojnë kornizën kushtetuese dhe ligjore të shtetit.

“Kjo përfshin jo vetëm kryerjen e funksioneve dhe përmbushjen e përgjegjësive të tyre, por edhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të tjera. Formulimi i politikave, ndërtimi i konsensusit, hartimi i legjislacionit dhe rishikimi i akteve ligjore duhet të bëhen brenda kufijve të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet tutje në reagim.

Oda Amerikane u bën jehonë thirrjeve të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në të kaluarën për respektim të vendimeve gjyqësore. Ky respekt është kritik për të ardhmen demokratike të Kosovës.

“Ekzekutivi dhe të gjithë hisedarët politikë duhet të njohin dhe respektojnë pavarësinë e të gjitha shtyllave të pushtetit, duke përfshirë gjyqësorin, median, shoqërinë civile, sektorin privat dhe organet e pavarura rregullative. Mbajtja e këtyre parimeve siguron llogaridhënie dhe transparencë, të cilat janë jetike për ndërtimin e besimit publik, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve, përmirësimin e qeverisjes, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive dhe parandalimin e abuzimit me pushtetin”, thuhet në reagim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se u kërkon udhëheqësve të shtetit që të respektojnë vendimet gjyqësore dhe të përmbahen nga deklaratat që ndërhyjnë në punën e gjyqësorit. Sipas saj, institucionet e Kosovës kanë obligim të vazhdueshëm që të respektojnë sundimin e ligjit në të gjitha rrethanat, duke shmangur në këtë mënyrë ushtrimin arbitrar të pushtetit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

Rekrutuesit e Ushtrisë Ruse Përdorin Kërcënime, Dhunë dhe Tortura për të Gjetur ‘Vullnetarë’ të Rinj

TAGGED: #OEAK
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre persona kanë humbur jetën në një përplasje të një treni dhe një veture pranë stacionit hekurudhor në Serbi

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
Freuler para sfidës me Italinë: Koha të bëjmë një tjetër hap të madh
Ministrja gjermane për Evropën do të vizitojë Kosovën
Vatikani i indinjuar nga veprimet e vizitorëve: “Mos bëni selfie me Papa Françeskun e vdekur”
Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së kërkojnë përshpejtim të dëbimit të emigrantëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?