Sipas Tahirit, këto projektligje përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë.

“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai tutje theksoi se PDK-ja “nuk mund të bëhet palë e një qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, po përpiqet të ushtrojë kontroll autoritar, të frikësojë dhe të kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike”.

Projektligjet për Komisionin e Pavarur të Mediave, për Zyrtarët Publikë dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk morën shumicën e votave për t’u tërhequr nga rendi i ditës, siç kërkuan deputetët opozitarë, e si rrjedhojë këta të fundit braktisën seancën e sotme të Kuvendit.