By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin vlerëson planin e Trump, Zelensky në dëshpërim. Rusët: Po i japim Ukrainës një shans të fundit
November 21, 2025
Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar
November 21, 2025
Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`
November 21, 2025
`Gjuetia në Sarajevë`, autoritetet italiane hetojnë vrasjet e fëmijëve
November 21, 2025
Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA-ja shpalos rezultatet e auditimit të institucioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ZKA-ja shpalos rezultatet e auditimit të institucioneve
Financa

ZKA-ja shpalos rezultatet e auditimit të institucioneve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 12:22 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në një konferencë për medie, ka shpalosur rezultatet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) të institucioneve publike të nivelit qendror, atyre të nivelit lokal dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2023.

“Kemi kryer auditimin dhe publikuar gjithsejt 115 raporte të auditimit. Prej tyre, 85 raporte të auditimit  për PVF-të Organizatave Buxhetore (OB), 13 të ndërmarrjeve publike dhe 8 auditime të performancës dhe teknologjisë së informacionit. Gjithashtu në kuadër të planit  janë audituar edhe 9 projekte të donatorëve. Nga këto auditime janë dhënë 40 opinione të kualifikuara, 63 të pamodifikuar, dhe 4 opinione të kundërta. Prej 47 Organizatave Buxhetore të nivelit qendror kemi dhënë 36 opinione pozitive dhe 11 opinione të kualifikuara që do të thotë që cilësia e raportimit financiar në disa aspekte nuk ka qenë e drejtë dhe e vërtet”, tha Spanca.

Ajo foli edhe për auditimin në nivelin lokal, përfshirë komunat në veri.

“Sa i përket auditimeve të kryera në nivelin lokal, ju njoftojmë se për 38 komunat e audituara, përfshirë këtu edhe katër komunat në pjesën veriore të Kosovës kemi dhënë 15 opinione pozitive dhe 23 opinione të kualifikuara. Për Komunën e Prishtinës dhe Vushtrrisë kemi dhënë konkluzion të kundërt”,  shtoi Spanca.

Po ashtu, në vazhdën e përmbushjes së planit, Spanca tha se kanë  kryer auditime dhe publikuar raporte edhe për 12 ndërmarrje publike dhe RTK-në si medium publik.

“Këtë vit janë tri ndërmarrje publike që auditohen për herë të parë nga ZKA, si Trepça Sh.A, KOSTT SH.A. dhe K.R.U. “Hidrodrini” SH.A. Bazuar në rezultatet e auditimit, ZKA ka dhënë opinion të kualifikuar për gjashtë NP, për katër të tjera kemi dhënë opinione të kundërta, si dhe për tri të tjera opinion pozitiv pra të pamodifikuara. Gjetjet kryesore me ndikim në opinion të auditimit tek ndërmarrjet janë: mosrivlerësimi i pasurive, mangësi në regjistrin e pasurive, mosprovizionim i llogarive të arkëtueshme tregtare, mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme, mungesë e të dhënave të plota për grantet, mosprezantim i saktë i pasqyrës së rrjedhës së parasë dhe nënvlerësimi i të hyrave nga shitja”, tha Spanca.

Plani i auditimit për sezonin 2023-2024 u tha se do të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Bordi i BERZh-it do të vizitojë Kosovën, do të takohet me Osmanin

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi
Më shumë se 1000 palestinezë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, Netanyahu thotë “jo armëpushim”
Moti sot, i vranët dhe me intervale të shkurta me diell
Një bazë ushtarake ruse po digjet në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?