By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive
January 23, 2026
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot
January 23, 2026
Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt
January 23, 2026
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bulliqi prezantoi para qytetarëve projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bulliqi prezantoi para qytetarëve projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Lajme

Bulliqi prezantoi para qytetarëve projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 3:00 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i informoi për projektet e realizuara, ato që janë duke u realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, si dhe për projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë këtij viti. 

Në këtë diskutim morën pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtorë komunalë.

Kryetari Bulliqi tha se qëllimi i këtij takimi është pasqyrimi i projekteve që janë realizuar për këtë periudhë, ato që janë paraparë për pjesën e dytë të vitit, si dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve lidhur me projektet që atyre u interesojnë.

Duke prezantuar projekteve dhe investimet kryesore për secilën drejtori, ai e përmendi rregullimin e ambienteve të jashtme të Komunës, si dhe renovimin e brendshëm të Administratës Komunale, ku qytetarët tashmë mund t’i marrin të gjitha shërbimet që iu duhen në katin përdhes. Pastaj miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, ku për vitin 2025 parashihet një buxhet për mbi 2 milionë euro me shumë se këtë vit. Gjatë këtij takimi me qytetarë, Kryetari prezantoi investimet në Arsim, ku tha se dy objekte të reja shkollore (në Obrançë dhe Dumosh) tashmë veç janë përfunduar dhe pritet të hapen më 1 shtator, ndërtimin e objektit të shkollës në Lluga, nisjen e punimeve në shkollën e fshatit Shajkoc, nënshkrimin e kontratës për Shkollën Ekonomike, ndërtimin e disa çerdheve (si ajo në qytet, Batllavë, Kërpimeh), etj.

Sa i përket investimit në asfaltimin e rrugëve, Shpejtim Bulliqi, thekoi se janë mëse 30 fshatra në të cilat do të asfaltohen rrugët këtë vit, por pa anashkaluar edhe rrugët në qytet, sikur rikonstruimi i Rrugës “Xhemajl Mustafa” dhe ndërtimi i rrugës së re skaj lumit Llap që e lidh magjistralen Podujevë-Prishtinë deri te Rruga “Vëllezërit Frashëri”.

Ai po ashtu e përmendi ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në vlerë prej 1.7 milionë euro që është bashkëfinancim me Qatar Charity, përfundimin e projektit të Stacionit të Autobusëve në vlerë 1.3 milionë euro (bashkëfinancim me MZhR-në), ndërtimin e mbi 50 rrugëve me kubëza dhe ndërtimin e trotuareve, nisjen e procedurave për ndërtimin e Zonës Industriale në vlerë afro 4 milionë euro (bashkëfinancim me MINT), subvencionet në Bujqësi, Shëndetësi, Kulturë, Arsim dhe një varg projektesh tjera që janë realizuar, janë në proces ose që parashihen të realizohen këtë vit.

Pas prezantimit të projekteve, Kryetari Bulliqi hapi diskutimin me qytetarë, të cilët patën mundësi t’i paraqesin kërkesat e tyre. Kryetari i Komunës iu premtoi se do të angazhohet maksimalisht për t’iu dhënë zgjidhje kërkesave që ata paraqitën. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale

TAGGED: #Podujevë, #Prezantoi, #Projektet e realizuara, #Qytetarët, #Shpejtim Bulliqi
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani dënon sulmet amerikane në Siri

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë
Peja mposhtet nga Maroussi në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup
Komiteti Hetues do të kontrollojë raportet e torturave në koloninë e Delfinit të Zi
Astrologia përmendi datat kur të priten sulmet me raketa në shkurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?