By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës
August 8, 2025
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
August 8, 2025
136 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 8, 2025
Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit
August 8, 2025
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mjegulla e dialogut dhe “Mirëdita-Dobar Dan”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mjegulla e dialogut dhe “Mirëdita-Dobar Dan”!
Opinion

Mjegulla e dialogut dhe “Mirëdita-Dobar Dan”!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 4:25 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

“Mirëdita-Dobar Dan” njihet si një festival kulturor që promovon solidaritetin, tolerancën, dialogun ndëretnik, dialogun ndërshtetëror. “Mirëdita-Dobar Dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës dhe Serbisë.

Kosova e vogël në përballjen me botën e madhe demokratike

Për dallim nga festivali “Mirëdita-Dobar Dan”, dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për qëllim ka normalizimin e marrëdhënjve mes dy shteteve dhe popujve.

Sjellja e kryeministrit Albin Kurti është aq e ngurtë sikur Kosova të ishte superfuqi botërore!

Aq të mëdha dhe të fuqishme janë reagimet e kryeministrit Albin Kurti ndaj bashkësisë ndërkombëtare saqë përmasat gjeografike të shtetit më të vogël dhe më të dobët në aspektin ushtarak dhe ekonomik nuk e durojnë dot “gjigantin” e politikës kosovare!

Për ata që nuk e kuptojnë përkufizimin e mësipërm politik, po ua sjellë ndërmend që nuk po flas nga asnjë lloj ndikimi politik dhe as preference partiake, pasi jam apartiak dhe i pavarur në analizat e mia politike, por po reagoj si qytetar i lirë i shtetit të Kosovës që i përcjellë më vëmendje zhvillimet politike, i nxitur nga dashuria e pafundme për vendin e jo për politikanët.

Vërtetë është situatë paradoksale kur një OJQ apo një organizatë qytetare siç është INTEGRA po bën punë më të mira për vendin sesa liderët shtetëror!

Dallimi mes artit dhe politikës, i madh dhe substancial

Festivali “Mirëdita-Dobardan” është një ngjarje kulturore që daton nga viti 2014 dhe mbahet një herë në vit, e cila i jep hapësirë artit, kulturës, debatit publik dhe pikërisht kjo e bën festivalin unikat në hapësirat ballkanike.

Festivali “Mirëdita-Dobardan” bashkon artistë, aktivist të të drejtave të njeriut, aktivistë të fushës së artit dhe kulturës, veprimtar dhe figura publike nga Kosova dhe Serbia. Festivali kontribuon në perspektivën rajonale dhe nxitë bashkëpunimin dhe ndërtimin e paqes në rajonin e Ballkanit.

Për dallim nga festivali apolitik që promovon paqen dhe bashkëpunimin kulturor mes dy popujve, politika nacionaliste në Serbi dhe Kosovë po nxitë përçarje dhe konflikte ndëretnike në këtë pjesë të rajonit të Ballkanit!

Kësaj politike përçarëse dhe luftënxitëse në Ballkan është duke i kontribuar edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti e BE-ja e cila është duke ndikuar për të keq nga politika dualliste dhe e njëanshme, e cila nuk po arrin të ndërtojë strategji unike për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, gjegjësisht për detyrimin dypalësh në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

Festivali i sivjetshëm, i 11-ti më radhë “Mirëdita-Dobar Dan” organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare (Serbi) dhe organizata Integra (Kosovë), kishte për qëllim të përfaqësojë një kombinim të artit dhe skenës kulturore mes dy popujve, por edhe të komunikimit ndëretnik për të kaluarën dhe të ardhmen u ndërpre për shkak të protestave të grupeve ekstremiste serbe.

Duket ashiqare se dështimi i fundit i dialogut të 26 qershorit në Bruksel, respektivisht fakti i mos takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për më tepër se paaftësi e ndërmjetësve të dialogut Borrel dhe Lajçak, është mjegull artificiale e cila i shkon për shtati vetëm Serbisë në avancimin e saj politik kundrejt Kosovës.

Sikurse që nuk ka zgjidhje të problemeve me fqinjin verior pa dialog, nuk ka as perspektivë evro-atlantike të Kosovës pa miq dhe pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e cila e na ndihmoj në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Pa pjesëmarrjen e opozitës shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Vdiq një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së
Shpërthime të mëdha në Rusi
Cakolli: Seanca u mbyll për shkak të mungesës së dorëheqjeve nga ministrat
Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?