By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet një person në Beograd lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet një person në Beograd lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite
Rajon / Botë

Arrestohet një person në Beograd lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 9:12 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Një person është arrestuar në Beograd nën dyshimet se ka ofruar “mbështetje logjistike” për sulmin ndaj një pjesëtari të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite në Serbi, bëri të ditur zëvendëskryeministri, njëherësh ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

“Bëhet fjalë për Igor Despotoviq nga Beogradi, i lindur në vitin 1999, i cili ishte arrestuar dy vjet më parë për shkak se ishte administrator i disa grupeve militante në internet që bënin thirrje për xhihad”, tha Daçiq përmes një njoftimi për media në lidhje me arrestimin e kryer në kryeqytetin serb.

Në njoftimin për media të MPB-së serbe thuhet se i arrestuari ka komunikuar çdo ditë me sulmuesin e vrarë, që sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe pranë Ambasadës izraelite dhe se për këtë arsye dyshohet se ka marrë pjesë “në mbështetjen logjistike dhe organizimin e këtij akti terrorist”.

Më herët, Daçiq po ashtu tha se sulmuesi i vrarë ishte nga qyteti Mlladenovac.

“Është konstatuar se personi që ka kryer sulmin terrorist është Millosh Zhujoviq [1999], emri fetar Salahudin, i konvertuar, nga Mlladenovaci, i cili është shpërngulur për të jetuar në Novi Pazar”, thuhet në deklaratën e MPB-së së Serbisë.

Daçiq tha gjithashtu se sulmi u karakterizua si një akt terrorist “i drejtuar kundër shtetit të Serbisë ashtu edhe kundër pjesëtarëve të Xhandarmërisë”.

Autoritetet thanë se sulmi ndodhi rreth orës 11:00 të 29 qershorit, një person qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë. Autoritetet thanë se pjesëtari i Xhandarmërisë ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë adresimit para mediave më herët gjatë ditës, Daçiq tha se pjesëtarët e Xhandarmërisë serbe rregullisht ruajnë ambasadat, ndërkaq ambasadorëve iu ofrohet një njësi e posaçme e Ministrisë së Mbrojtjes.

Duke dhënë detaje për sulmin, ai tha se sulmuesi iu afrua policit në disa raste, duke e pyetur për një muze dhe gjëra të tjera dhe xhandari i ishte përgjigjur se nuk kishte muze në atë zonë.

“Dhe më pas ky person i panjohur u kthye, hapi derën e ambasadës, duke bartur një çantë nga e cila nxori harkun dhe e qëlloi xhandarin me shigjetë në qafë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se sipas informacioneve që ka, polici reagoi menjëherë, nxori armën dhe e qëlloi sulmuesin.

“Ai e qëlloi sulmuesin disa herë dhe pas gjysmë ore ai vdiq”, tha Daçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraprakisht deklaroi se edhe disa persona janë në kërkim pas sulmit.

Vuçiq ka shtuar se “një person nuk është kapur”, por se dihet se ai ndodhet në territorin e Serbisë.

“Ai udhëhiqej nga të njëjtat parime si Salahudini. Ata janë përcjellur dhe pas shtatë apo tetë ditësh do të arrestoheshin, kaq i është dashur prokurorit për të mbledhur të gjitha provat, por është e qartë se ata filluan më herët”, tha Vuçiq pasi kishte vizituar xhandarin e lënduar në Qendrën Emergjente.

Ai theksoi se secili ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, por se autorët e këtij sulmi iu bashkuan qarqeve ekstremiste.

Vuçiq tha gjithashtu se operacioni i xhandarit të sulmuar Millosh Jevremoviq ishte i suksesshëm dhe se ai është në “gjendje shumë të mirë”.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se aksion policor është duke u kryer edhe në Novi Pazar, ku po kryhen kontrolle në lokacione që besohet se kanë lidhje me sulmin.

Novi Pazari është komunë në Serbi, e banuar me shumë boshnjake.

Policia serbe afër Ambasadës izraelite në Beograd.
Policia serbe afër Ambasadës izraelite në Beograd.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për trupin e sulmuesit. Kjo zyrë tha po ashtu se polici ka gjuajtur në vetëmbrojtje.

Daçiq ka diskutuar lidhur me sulmin me ambasadorin e Izraelit në Serbi, Jahel Vilan.

“Në një bisedë telefonike me ambasadorin Vilan, ministri Daçiq ka thënë se sipas informacioneve fillestare, me shumë gjasa sulmuesi është shtetas i Serbisë, pjesëtar i lëvizjes vehabiste”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Serbisë.

Po ashtu Serbia ka ngritur nivelin e sigurisë nga kërcënimet terroriste në nivel të kuq. Kjo nënkupton se do të ketë një prani të shtuar të policisë jo vetëm në ambasada, rezidenca, institucione, por edhe në vende si qendrat tregtare.

Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gazë, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

TAGGED: #Ambasada izraelite, #Arrest, #Serbi, #Sulm
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mbështetja e Gjermanisë për futbollin në Kosovë, Presidenti i FFK pret ambasadorin Jörn Rohde

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Osmani s`merrë pjesë në takimin e shefit të KE-së, shkak agjenda
Peticionet në veri – “përmirësim i gabimit” apo vullnet i qytetarëve
Prokurori i Shtetit ndalon 5 persona për veprën penale: “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”
Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?