By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Restoranti në Barcelonë shpallet restoranti më i mirë i botës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Restoranti në Barcelonë shpallet restoranti më i mirë i botës
Turizëm

Restoranti në Barcelonë shpallet restoranti më i mirë i botës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 7:46 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Një restorant në Barcelonë të Spanjës ka dalë në krye të listës së 50 restoranteve më të mirë të botës. Por ata që shpresojnë të zënë një tavolinë në restorantin “Disfrutar”, mund të zhgënjehen. Lista e pritjes kërkon që tani për rezervimet pothuajse një vit kohë.

Emri i restorantit, “Disfrutar”, do të thotë “shijojeni”. I ndodhur në Barcelonë, ky restorant është bërë tashmë një histori suksesi befasues. Ka marrë vlerësimet më të larta nga kompanitë më të njohura, si Michelin, që inspektojnë dhe përpilojnë renditjen e restoranteve më të mira.

Tashmë restoranti “Disfrutar” ka marrë edhe vendin e parë në listën e 50 restoranteve më të mira të botës. Ky është një nderim i madh për tre kuzhinierët katalonas, Oriol Castro, Mateu Casanas dhe Eduard Xatruch, që e filluan këtë biznes disa vite më parë. Ata u njohën ndërsa punonin në restorantin legjendar “El Bulli” dhe në vitin 2012 vendosën të bëheshin partnerë dhe të çelnin restorantin e tyre të parë. Tashmë ata drejtojnë tre restorante dhe thonë se marrja e çmimit të fundit dëshmon rëndësinë e kuzhinës spanjolle.

“Në të kaluarën ishte kuzhina e madhe franceze, por pastaj filloi lëvizja këtu në Spanjë, me kuzhinën baske. U bë revolucioni me restorantin ‘El Bulli’ dhe pa dyshim ne e vazhdojmë këtë revolucion, duke marrë edhe çmimin e parë”, thotë shefi i kuzhinës Oriol Castro.

Në vitin 2015, ata u vlerësuan me yllin e tyre të parë Michelin, në vitin 2017 morën të dytin dhe në vitin 2023 të tretin.

Që në vitin 2022 arritën të renditen të tretët në listën e 50 restoranteve më të mira të botës, dhe një vit më pas u renditën të dytët. Por edhe me këtë lloj përparimi, marrja e vendit të parë ishte shokuese.

“Deri në atë moment, nuk e kishin bërë publike se ishim të parët. Nuk dinim gjë dhe kjo e bën një moment magjik. Pra është e pabesueshme, e papërshkrueshme dhe e pakrahasueshme”, thotë shefi i kuzhinës Mateu Casanas.

Faqja në internet e listës së 50 restoranteve më të mira të botës, e përshkruan restorantin “Disfrutar” si një eksperiencë unikale në jetë dhe vlerëson “gatimet me imagjinatë brilante, mjeshtëri teknike të pakalueshme dhe prezantimin lozonjar”.

Klientët mund të provojnë pjata me pesto në formë sferike, me stika të buta apo mish ngjale, si dhe një version unikal të gatimit tradicional spanjoll “tapas”.

Nuk është aspak befasuese që kërkesa për rezervime është në një nivel rekord.

“Që kur morëm çmimin, e vërteta se është shtuar problemi i rezervimeve. Më përpara kishim një listë pritjeje për shtatë apo tetë muaj. Tani është me gati një vit pritje”, thotë menaxheri i restorantit “Disfrutar”, Vicente Lara.

Marrja e çmimit i rrit edhe më shumë pritshmëritë e klientëve për ekipin e të punësuarve, që ka arritur që tani në rreth 75 veta.

Gjatë 22 viteve të fundit që është publikuar lista e restoranteve më të mirë të botës, fituesit kanë qenë tetë herë nga rajoni Katalonia në verilindje të Spanjës.

You Might Also Like

Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz

Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

TAGGED: #Barcelonë, #Disfrutar, #Më i mirë i botës, #Restorant
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prigozhin: Wagneri e mori qytetin pa asnjë të shtënë me armë

Kosova Times Kosova Times June 24, 2023
Koreja e Jugut: 600 ushtarë të Koresë së Veriut të vrarë në luftën me Ukrainën
Bashkëpunëtorët e Iranit krekosen me prodhimin e armëve në Lindjen e Mesme
Punësim nëpërmjet shtetit, funksionon në çdo komunë
“Për çfarë po përgatit Vuçiq”: Si shkruajnë mediat rajonale për njoftimin e presidentit të Serbisë se do të blejë avionë luftarakë francezë Rafale?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?