By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
May 14, 2025
Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës
May 14, 2025
Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?
May 14, 2025
Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Artet pamore – vokacioni artistik-piktural e muzikor i artistit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Artet pamore – vokacioni artistik-piktural e muzikor i artistit
Lajme

Artet pamore – vokacioni artistik-piktural e muzikor i artistit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 11:19 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Prof. dr. Hivzi MUHARrEMI

Me rastin e ekspozitës personale të piktorit Nikollë Nikprelaj e cila kohë më parë është hapur në Galerinë e Arteve në Pejë. Kjo ekspozitë pason pas një numri të konsiderueshëm të Artistëve Figurativ e Aplikativ që ishin prezent para dashamirëve të artit pejan. Nikollë Nikprelaj haperimet e para të artit i filloi nga vitet e tetëdhjeta përkatësisht pas përfundimit të studimeve  në Akademinë e Arteve në vitin 1988 në klasën e Profesor Rexhep Ferrit. Nikollë Nikprelaj është këngëtar i njohur nga Trieshi i Malësisë së Madhe. Gjithmonë ka pasur pasion për këngën, ku si profesionist ka filluar të këndoj në vitet e vonshme të rinisë.

Piktori akademik, Nikollë Nikprelaj krahas pikturës që nga shkolla fillore, e mesme dhe gjatë studimeve universitare e deri me sot i është qasur edhe vokacionit të muzikës ku talenti i tij , është shpërfaqë që nga mosha fëmijërore. Pra, këto dy fusha artistike lirisht mund të themi se në shpirtin e tij kanë qenë të rrënjosura dhe me përkushtim të madh deri me sot në mënyrë aktive mirret. Në këtë dikitomi artistike reflektojnë tablotë pikturale dhe njëra tjetrën e plotësojnë në finalizimin e kompozicioneve. Në shumë tablo të Nikprelës struktura koloristike e ngjyrave të vajit dhe akrilikut, ku piktori përmes këtyre dy teknikave i realizon tablotë duke filluar nga fryma e introduktit real nga faza më e hershme e krijimtarisë e deri tek ato abstrakte të peizazheve dhe inkorporimit të figuracionit në sfondin kompozicional të frymës abstrakte autori e implementon tonalitetet e ngjyrave primare të së kuqës, ngjyrës blu, si dhe atyre sekondare të ngjyrave, të gjelberta. Pra, si nismë e krijimtarisë së tij artistike kreative shpërfaqet kontrasti koloristik, të cilin autori nga faza në fazë me devocion të madh e implementon në tablotë pikturale. Në këtë dikitomi koloristike autori me një invencion shpirtëror e transferon elementin e dritës e cila në fillim në mënyrë difuze futet në tërësin strukturale koloristike të kompozicionit dhe e vë në pah thellësinë përkatësisht përspektivën kompozicionale. Këto karakteristika më së miri reflektojnë në ciklin e fundit të veprave të artistit ku kryesisht janë realizuar në frymën e introduktit të ekspresionizmit abstrakt. Pra kjo frymë e artit abstrakt perkundër figuracionit dhe portreteve të malësorëve apo peizazheve me imazhe e motive nga vendlindja e tij Tuzi nga Malësia do jenë veprat e ciklit të fundit të trajtuar në ketë frymë abstrakte.

Kjo është nisma e krijimtarisë së piktorit e cila nga kjo fazë e deri me sot në mënyrë të paprajshme do ta fillojë shtegtimin e tij në botën e artit me një bagazh frymëzimesh nga ambienti autokton i Malësisë me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejt ka qenë i lidhur dhe  i mishëruar me motivet dhe imazhet e nduranduarta duke filluar nga vispamjet e bjeshkëve e deri tek lashtësia e trashëgimisë kulturo-historike të atyre viseve në përgjithësi.

Kjo periudhë njihet si faza e “Transformimit” të këtyre formave të gjetura nga natyra. Kjo fazë kryesisht mbështetjen e ka gjatë viteve të fundit të krijimtarisë së tij artistike.

Gjithashtu duhet cekur se në tablotë e ekspozuara të piktorit mund të venerohen edhe skena të brishta, skena e imazheve nga periudha e brisht të Kosovës të periudhës së okupimit nga agresori famkeq serb.

Gjithashtu duhet vecuar ciklin e portreteve si dhe kompozimin “Malësorja”, ku piktori me një mjeshtri e paraqet kohën kur malësoret pos punëve fizike të rëndomta që janë marrë në këto ambiente të viseve të Malësisë, ato gjithnjë e më shumë i kanë kultivuar edhe punët e zakonshme ditore shtëpiake të artizanatëve të ndryshme nga endja e deri të realizimi i imazheve të ndryshme të qilimave. Figurat e femrave-grave gjithnjë e më shumë e humbin trajtimin real të anatomisë së tyre dhe kalojnë në trajtimin abstrakt. Edhe në këto vepra dominon trajtimi i elementit pastuoz të ngjyrës me akcentime në ato të kuqe, të zeza dhe në sfondin transparent të ngjyrave të hirta. Pra, autori Nikollë Nikprelaj gjithnjë e më shumë synon drejtë realizimit të këtyre imazheve nga ambienti i vendlindjes nga Malësia e Tuzit ku pikësynimi i tij është futja në frymën e introduktit ekspresivo abstrakt të realizimit të veprave artistike. Kjo frymë reflekton edhe në veprat: “ Varka”,  “Lëndimi”, “Pranvera e vonuar”, “Ngjyra zemre”, “Shpresë”, “Hapësirë 2, “Paralajmërim” etj.

Pra, autori është kultivues i frymës së introduktit ekspresivo-abstrakt që nga faza e vonshme të krijimtarisë së tij gjë që deri me sot i mbetet besnik këtij stili artistik.

You Might Also Like

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Hapet pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në festivalin e Kanës

Aktori Gerard Depardieu shpallet fajtor për sulm seksual

Rraci: Akademik Agani, figurë shumëdimensionale

TAGGED: #Ekspozitë, #Hivzi Muharremi, #Nikollë Nikprelaj
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Roma merr fitore minimale ndaj Dynamo Kyiv

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Shpërthime në kryeqytetin e Rusisë, dronët sulmuan dy rrokaqiejt, njoftoi kryebashkiaku…
Ngjarja e (pa)pritur në ‘Shtëpinë e Bardhë’, alarm për Kosovën!
Terzic: Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë ndaj PSG
Norvegjia një hap më afër njohjes zyrtare të një shteti palestinez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?