By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkollat në Kolorado përballen me fluksin e nxënësve emigrantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkollat në Kolorado përballen me fluksin e nxënësve emigrantë
Rajon / Botë

Shkollat në Kolorado përballen me fluksin e nxënësve emigrantë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 6:33 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Shteti i Kolorados po shpenzon 24 milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar shkollat që të përballojnë fluksin e nxënësve emigrantë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Svitlana Prystynska vizitoi një shkollë në Denver për të mësuar më shumë mbi ndryshimet që po bëjnë mësuesit dhe nxënësit për t’u përshtatur me situatën e re.

Gati 6000 studentë emigrantë u regjistruan në shkollat publike të Kolorados vitin e kaluar, sipas zyrtarëve shtetërorë. Në shkollën fillore “Heritage Heights Academy” në Denver, më shumë se një e treta e nxënësve janë emigrantë. Natalia Miller-Forrest është drejtore e shkollës.

“Çdo emigrant i ri, pavarësisht nëse është i huaj pa dokumente apo me leje qëndrimi, çdo fëmijë në Amerikë ka të drejtën e një arsimimi falas”, thotë ajo.

Shkolla e saj merr fonde shtesë nga shteti për të përballuar ndryshimet që po sjell fluksi i nxënësve të rinj. Në këtë shkollë tani ka nxënës nga 23 vende, përfshirë nxënësin Farooq Adam nga Sudani.

“Shoku im më i mirë është nga Etiopia dhe më pas mësova se Etiopia dhe vendi im, Sudani, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ajo që më pëlqen në Amerikë është sistemi i demokracisë, liria e fjalës dhe liria e fesë”, thotë ai.

Soyana Habtamo është nxënëse nga Etiopia.

“Mendoj se është e rëndësishme të takosh njerëz nga vende të tjera dhe t’i njohësh ata, sepse është mirë të mësosh historinë e vendeve të tjera të botës dhe të kuptosh pikëpamjet e njerëzve të tjerë”, thotë ajo.

Ukrainasja Irina Shatalov thotë se shumë prindër të nxënësve emigrantë shqetësohen se fëmijët e tyre do të gjykohen keq sepse nuk e flasin anglishten.

“Kjo shkollë ka shumë emigrantë të sapoardhur me prejardhje të ndryshme dhe të gjithë fëmijët luajnë së bashku”, thotë ajo.

Me mësues nga Evropa Lindore, India dhe Afrika, drejtorja Miller-Forest po punon për të krijuar kushte të mira për të gjithë nxënësit e saj dhe është krenare sesi fëmijët amerikanë po ndihmojnë shokët e klasës nga vende të tjera.

Nxënësja Rachel Washington thotë se emigrantët përmirësojnë përvojën akademike në shkollë.

“Disa nga miqtë e mi kanë emigruar këtu. Disa prej tyre janë nga vende të ndryshme. Unë njoh një nxënëse nga Meksika. Ajo më ka mësuar disa fjalë spanjisht”, thotë ajo.

Shtimi i numrit të nxënësve shton edhe shpenzimet për shkollën. Mësuesit thonë se fondet shtetërore shtesë për këtë vit shkollor mund të kenë nevojë të rriten sërish vitin e ardhshëm pasi shkollat e Denverit muajin e kaluar raportuan një rritje prej më shumë se 90 për qind të regjistrimit të nxënësve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #Fluks, #Kolorado, #Nxënës emigrantë, #Shkollat
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Princesha Middleton: “Unë herë pas here eksperimentoj me redaktimin e fotografive”

Kosova Times Kosova Times March 11, 2024
Osmani: Nuk ka forcë që do të mund t’i rrënojë themelet e shtetit
Kamberi i drejtohet presidenti serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën
Oda Gjermane dhe Parku i Inovacionit bashkohen për tërheqjen e bizneseve
BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 271.9 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?