By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë
Rajon / Botë

Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 9:36 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve.

 

Sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për qind të votave.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Le Pen iu adresua votuesve duke kërkuar që t’i japin Tubimit Kombëtar një “fitore absolute” në Parlamentin prej 577 ulësesh.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën në Parlament dhe pas rundit të dytë edhe shumicën absolute, duke i mundësuar që për herë të parë kjo parti e ekstremit të djathtë të jetë në pushtet.

Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5-29.1 për qind të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e presidentit fracez, Emmanuel Macron me 20.5-21.5 për qind.

Pas rundit të parë të zgjedhjeve, Macron bëri thirrje për një aleancë “të gjerë” kundër ekstremit të djathtë gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues dhe dalja në rundin e parë ishte e lartë.

Organizata Elabe parashikoi se dalja përfunditmare është 67.5 për qind, apo pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet parlamentare në Francë që nga viti 1981. Dalja përfundimtare në zgjedhjet e vitit 2022 ishte vetëm 47.5 për qind.

Në rundin e parë u mbajtën gara në 577 njësi zgjedhore, një për secilën ulëse në Asamblenë Kombëtare, Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Sipas sistemit zgjedhor francez, kandidatët që shënojnë fitore me shumicë absolute në njësinë e tyre zgjedhore, zgjidhen në rundin e parë. Në rast se kandidatët nuk plotësojnë këtë kriter, atëherë do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve.

Për t’u kualifikuar për balotazh, kandidatët duhet që në rundin e parë të fitojnë vota nga të paktën 12.5 për qind e votuesve të regjistruar.

Kandidati që fiton më së shumti vota, garon në rundin e dytë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar të mbahet më 7 korrik dhe do të garojnë ato njësi ku kandidatët nuk kanë arritur të fitojnë shumicë absolute në rundin e parë dhe më pas do të dihet përbërja përfundimtare e Asamblesë Kombëtare të Francës.

Vendimi i Macronit për të thirrur zgjedhje të parakohshme erdhi pasi Tubimi Kombëtar doli mirë në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën këtë muaj, duke habitur miqtë dhe armiqtë dhe nxitur paqartësi në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.

Votimet, me dy runde, mund ta sjellin në pushtet ekstremin e djathtë në Francë për herë të parë që nga pushtimi naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe mund t’i japin kryetarit të kësaj partie, Jordan Bardella, 28 vjeç, shansin që të formojë Qeverinë.

Kjo do të krijonte një periudhë të tensionuar të “bashkëjetesës” me Macronin, i cili ka insistuar se do të çojë deri në fund mandatin e tij të dytë presidencial – që përfundon më 2027 – pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet.

Bardella ka thënë se ai do të formojë Qeverinë vetëm nëse Tubimi Kombëtar shënon fitore absolute në zgjedhje.

Para zgjedhjeve, Macron paralajmëroi votuesit se një fitore nga ekstremi i djathtë apo nga e majta e fortë, mund të nxisë një “luftë civile”.

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jasharaj denoncon në polici një profil fals në FB krijuar në emër të tij

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Sorloth i shënon katër gola Realit, s’gabon Barça, kjo është tabela
Ukraina thotë se Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash në sulmet ndaj Harkivit
Ciclopista del Garda: Një nga shtigjet më të bukura të çiklizmit në Evropë
Trepça në pritje të kredisë prej 20 milionë eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?