By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë
February 5, 2026
Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime
February 5, 2026
Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum
February 5, 2026
Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Portugalia takohet me Francën në çerekfinale, eliminon Slloveninë përmes penalltive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Portugalia takohet me Francën në çerekfinale, eliminon Slloveninë përmes penalltive
Sport

Portugalia takohet me Francën në çerekfinale, eliminon Slloveninë përmes penalltive

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 11:48 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, duke eliminuar Slloveninë me anë të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk prodhuan gol.

Pas vetëm pesë minutash lojë, portugezët rrezikuan me anë të Ruben Dias, me gjuajtjen e tij që përfundoi afër shtyllës së djathtë.

Një rast të mirë shënimi lëshoi edhe Bruno Fernandes (13’), që nuk e arriti pasimin e Bernado Silvës për të realizuar nga afër.

Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla horizontale shpëtoi Slloveninë.

Edhe në 45 minutat e dytë, portugezët ishin më të mirë, por që ylli i Al Nassr vazhdoi ta tepronte me goditjet e tij të paefektshme nga gjuajtjet e lira.

Në minutën e 47-të, Bernardo Silva rrezikoi, por që gjuajtja e tij brenda zonës u bllokua.

Ronaldo (55’) tentoi nga gjuajtja e lirë, por që Jan Oblak ishte në vend dhe bëri një pritje fantastike.

Benjamin Sesko e pati shansin e artë që të kalonte Slloveninë në epërsi, mirëpo nuk ia doli të gjuante saktë në portën e Portugalisë.

Portugezët intensifikuan sulmet e tyre, por sërish nuk kishte efekt, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime dhe do të luhen dy herë nga 15 minuta, ndërsa do synohet shmangia e penalltive.

Në vazhdime, portugezët mund të kishin përfunduar kualifikimin në çerekfinale, por nga penalltia e fituar e Diogo Jotas në minutën e 105-të, Ronaldo dështoi ta mposhte Oblakun që bëri një intervenim fantastik.

Në 15 minutat e dytë, Benjamin Sesko (115′) e kishte edhe njëherë rastin që të kryente ndeshjen, por dështoi të mposhte portierin e Portugalisë, duke bërë që ndeshja të shkonte në penallti.

Aty, Portugalia doli të ishte më e saktë, pasi shënoi tri, për dallim nga Sllovenia që nuk realizoi asnjë.

Në çerekfinale, portugezët do të përballen me Francën që eliminoi Belgjikën.

Portugalia: O, O, O.

Sllovenia: X, X, X.

You Might Also Like

Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime

Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

TAGGED: #1/16 e finales, #Portugali-Slloveni, Euro 2024
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lideri i Koresë së Veriut ia reklamon raketat e ndaluara ministrit rus

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Formacionet zyrtare: Spanjë – Francë
NATO-ja e gatshme për “mbështetje afatgjate” për Ukrainën, thotë Stoltenberg
Ukrainasi bie në greminë, makina shpërthen në flakë dhe vdes
Përurohet ura në Saradran të Komunës së Istogut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?