By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zupançiq: Do ta mbështesim Kosovën në të gjitha proceset integruese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zupançiq: Do ta mbështesim Kosovën në të gjitha proceset integruese
Lajme

Zupançiq: Do ta mbështesim Kosovën në të gjitha proceset integruese

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 2:37 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka theksuar se shteti i saj do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset drejt anëtarësimit në institucionet euro-atlantike.

Ajo në konferencë për media pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka thënë se raporti ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe duan që të shohin që bashkëpunimi të vazhdohet në të gjitha fushat.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bashkëpunimi ynë është i kënaqshëm në aspekte të ekonomisë. Kuvendi ynë është i gatshëm që t’i ndaj praktikat e mira sa i përket eksperiencës që Sllovenia e ka me BE-në në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Kosova dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia këtu mund ta ndihmojë shumë. Ne e mbështesim perspektivën evropiane dhe anëtarësimin e vendit tuaj në KiE dhe rrugëtimin tuaj në integrimet euroatlantike. Kjo është kyçe për mirëmbajtjen paqes e stabilitetit në Kosovë por edhe në rajonin më të gjerë. Përmbushja e marrëveshjes si pjesë e dialogut Kosovë – Serbi është kyçe për sukses. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka theksuar Zupançiq.

Ajo ka thënë se shteti i saj mbetet i përkushtuar për stabilitetin e Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë prezent si pjesë e KFOR-it.

“Sllovenia është mike e Kosovës, do të mbesim të tillë dhe do të ju mbështesim në të gjitha përpjekjet e juaja për anëtarësim në mekanizmat e ndryshëm evropianë”, ka shtuar ajo.

E pyetur rreth këmbënguljes së autoriteteve kosovare që marrëveshja në Bruksel ta ketë në qendër njohjen reciproke kryeparlamentarja sllovene ka thënë se kjo do të ishte gjë shumë e mirë dhe do të ndikonte në të ardhmen e të dyja vendeve. “Po, kjo mund të ndihmojë nëse të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën. Vendet fqinje mund të përpiqen të që të ndikojnë këtu. Ne, do të përpiqemi të ndikojmë në këtë drejtim dhe mendoj se njohja reciproke do të ishte shumë e mirëseardhur për të ardhmen. E dimë se ka pyetje të hapura për të dyja vendet dhe do të jetë e vështirë që ato të zgjidhen pa ndihmën e vendeve tjera. Vende kyçe të BE-së besoj do t’iu ndihmojnë në këtë aspekt”, ka shtuar Zupançiq.

Ajo tutje ka thënë se Sllovenia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e njohjes nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. “Është e rëndësishme gjithashtu që vendet e treta ta njohin sovranitetin e të dyja vendeve, sepse atëherë të dyja vendet do të jenë në të njëjtin nivel. Nëse kemi vende të treta që nuk e njohin Kosovën kjo bëhet më e vështirë. Sllovenia e cila e njeh rajonin mirë, mund ta qartësojë situatën për vendet e tjera evropiane që nuk janë të familjarizuara me këtë rajon dhe nuk e kuptojnë historinë e përbashkët të këtij rajoni. Patjetër, se ne do t’i adresojmë të gjitha këto çështje dhe shpresoj se do të jemi konstruktiv në këtë drejtim”, ka nënvizuar kryeparlamentarja sllovene.

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

TAGGED: #Glauk Konjufca, #Urska Klakocar Zupançiq
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

25 vjet burg për Izet Godenin, 70 vjeçarin që vrau gruan e tij më sëpatë

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë njerëzit do të zhdukeshin papritur? Një skenar apokaliptik fsheh shumë gjëra që as nuk do t’i mendonit
Të paktën 30 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë
Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengje dhe të burgosur
Një kompani kineze me një fabrikë amerikane furnizon ushtrinë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?