By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë
Lajme

Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 3:21 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sërish për shkrimtarin Ismail Kadare një ditë pas vdekjes së tij. Ai ka thënë se mbrëmë kaloi nata e parë pa Kadarenë, derisa më herët dihej që është diku në bibliotekën e tij.

“Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadway i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “shkrimtari i madh ka aftësinë të ndërtojë mision, e ky mision është vetëm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh kohët e shkrimeve, por edhe gjeografitë e prozës. Dalja e tij përtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti në kufi politik, ose, edhe më mirë: ai përzien të tashmen me një të shkuar të dyfishtë. Andaj do të jetë sa shkëlqim edhe problem”.

“Si një mesazh i habitshëm mund të përmendet edhe fakti që vetëm së shpejti do të shfaqet në Francë biseda e tij e pothuaj tri dekadave më herët me të munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo që e ka lexuar Kadarenë e di etjen e tij të pashuar për të munguarit e mëdhenj. Sepse Kadareja e dëshironte hetimin e çështjes. Miti i furnizoi një sërë të gjatë të munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si të thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjellë Doruntinën e vet. Koherencë e paanalizueshme e shkrimtarit të madh”, ka shkruar kryeministri, i cili shkrimin përkujtues e ka përfunduar me këtë fjali: “I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja”.

You Might Also Like

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

TAGGED: #Albin Kurti, #Ismail Kadare
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forbes: Deripaska punësoi ish-agjent të FBI-së për të hetuar Potanin

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Dardan Cena dekorohet me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve
Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për dinarin
Shqipëri, debate rreth projektligjit “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”
Medvedi i tha ashpër Serbisë: “Ata kanë dokumentacion, ne e dimë kush e bëri, le të na tregojnë se ku janë eshtrat”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?