By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ME: Së shpejti tenderët e parë për ndërtimin e kapaciteteve të erës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ME: Së shpejti tenderët e parë për ndërtimin e kapaciteteve të erës
Lajme

ME: Së shpejti tenderët e parë për ndërtimin e kapaciteteve të erës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 6:40 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Ministria e Ekonomisë (ME) njofton se planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës, për një kapacitet total prej rreth 150 MW, së bashku me Këshilltarin e Transaksion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation – IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit, si dhe me përkrahje nga Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it (ESA).

Bëhet e ditur se këto projekte do të zbatohen përmes dy tenderëve të njëpasnjëshëm me kapacitet prej rreth 75 – 100 MW secili, në lokacione të papërcaktuara. Secili tender do të përbëhet nga  dy faza – Kërkesa për Kualifikime (KPK) dhe Kërkesa për Propozime (KPP).

“Me qëllim të informimit të ofertuesve potencialë me informacionin përkatës për kërkesat e parashikuara në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin hapat e duhur për të përgatitur aplikacionin e tyre për tenderin e planifikuar, Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës ka publikuar një Përmbledhje informative. Ky dokument paraqet kriteret e parashikuara të cilat do të përcaktohen në fazën e Kërkesës për Kualifikime (KPK) të tenderit, duke përfshirë kërkesat që kanë të bëjnë me fizibilitetin e projektit si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me përvojën dhe kapacitetet e ofertuesit”, thuhet në njoftimin e ME-së.

Sipas kësaj ministrie, kërkesat e renditura në përmbledhje nuk janë përfundimtare dhe mund të rishikohen si dhe të shtohen kritere shtesë në momentin e lansimit zyrtar të tenderit(ëve) kur të publikohet dokumentacioni përfundimtar i tenderit.

Kërkesa për Kualifikime për tenderin e parë parashikohet të publikohet në tetor të vitit 2024 dhe ofertuesit e parakualifikuar do të ftohen të dorëzojnë propozimet në fillim të vitit 2025. Ndërsa Kërkesa për Kualifikime për tenderin e dytë pritet të publikohet në vitin 2025.

“Ministria e Ekonomisë e Kosovës planifikon të shfrytëzojë fondet nga Instrumenti për Aftësi Rimëkëmbëse dhe Qëndrueshmëri i Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndihmuar në zhvillimin e këtij kapaciteti për energji të erës prej 150 MW. ME planifikon të bashkëinvestojë në projektet e energjisë së erës sipas skemës së Partneritetit Publiko-Privat (PPP), me qëllim të uljes së rrezikut për investitorët privatë. Projekteve të suksesshme do t’u jepet një Marrëveshje afatgjatë për Blerjen e Energjisë Elektrike (MBE) e barazuar fizikisht”, njofton kjo ministri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

TAGGED: #Kapacitetet e erës, #Ministria e Ekonomisë, #Ndërtimi, #Tenderët e parë
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 14 qershor

Kosova Times Kosova Times June 14, 2024
Rrjedhje të gazit në tubacionet ruse nën Baltik
Rusia reagon pasi ministri serb kërkon sanksionimin e Moskës
Prattipati: Përfshirja e komunitetit serb në institucione është thelbësore
Lajçak i kënaqur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?