By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane ndau Çmimet e Partneritetit ShBA-Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Oda Amerikane ndau Çmimet e Partneritetit ShBA-Kosovë
Lajme

Oda Amerikane ndau Çmimet e Partneritetit ShBA-Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 1:40 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Në prag të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane ndau Çmimet e Partneritetit ShBA-Kosovë për kompanitë që kanë kontribuar në marrëdhëniet e fuqishme të biznesit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, iu drejtua anëtarëve, partnerëve dhe pranuesve të mirënjohjeve, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë.

Ambasadori Hovenier vuri në dukje se kompanitë të cilat pranuan mirënjohjet jo vetëm që ndihmojnë bizneset amerikane të zgjerohen globalisht, por gjithashtu sjellin produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë nga Kosova në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se këto kompani luajnë një rol vendimtar për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Kosovës. Ai theksoi rritjen e jashtëzakonshme të eksporteve të Kosovës në ShBA, nga 2.7 milionë euro në 2019 në mbi 100 milionë euro në vitin 2023.

Gjithashtu, ambasadori Hovenier tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës mbetet i fortë si kurrë më parë, me kompani si ato që nderohen sot që sigurojnë lidhje të forta mes njerëzve dhe mes bizneseve.

Blin Zeqiri, kryetar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, shprehu mirënjohjen e tij për partnerët dhe miqtë amerikanë për hapjen e rrugëve të rritjes dhe zhvillimit për Kosovën, duke sjellë burime financiare, ekspertizë të çmueshme, inovacion dhe më e rëndësishmja frymën e ndërmarrësisë amerikane, duke shtuar se Oda Amerikane ka qenë thelbësore në fuqizimin e kësaj marrëdhënieje, duke ofruar një platformë për dialog, bashkëpunim dhe rritje reciproke.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se kompanitë të cilat nderohen me çmime, kanë prirë në importimin e mallrave dhe shërbimeve amerikane, eksportimin e produkteve të Kosovës në SHBA dhe investimin në ekonomitë e njëra-tjetrës, duke shtuar se ato jo vetëm që nxisin rritjen ekonomike, por shërbejnë edhe si ambasadorë të marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme mes dy kombeve tona.

Kompanitë e mëposhtme janë shpërblyer me Çmimet e Partneritetit ShBA-Kosovë në gjashtë kategori të ndryshme respektive: LAB-OIL, Poligoni i Shenjëtarisë Katana, Delfin, Meditech, Auto Kaçandolli, Ventius International, Limak Kosovo International Airport, Minna, Walone Fashion Group, Artmotion, Nettxio, Radix Software Inc., RIT Kosova, Sutherland Global Services Kosovo, BP – Home Invest, Stonecastle Vineyards & Winery, Coca-Cola HBC, Birra Peja, Royal Beverage, AGNA Kosova, ELKOS Group, Meridian Corporation, Yesspharma, dhe Kostrade.

Ky aktivitet shënoi edhe inaugurimin zyrtar të hapësirës ekspozuese “AmCham Expo Space” në Prishtina Mall, dedikuar promovimit të kompanive anëtare të Odës Amerikane dhe ekspozimit të mallrave dhe shërbimeve të tyre. /.Kosovatimes/

You Might Also Like

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

TAGGED: #Çmimet e Partneritetit, #Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, #ShBA-Kosovë
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Hapet thirrja për ‘Startups’ në industritë kreative

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Axhenda ndërkombëtare
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
Erdogan i kërkon Putinit të shpallë armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë
Kadyrov propozoi anulimin e zgjedhjeve presidenciale ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?