By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës
Lajme

Aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 5:18 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, N.L dhe L.S, për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, si dhe, ndaj personit juridik, operatorit ekonomik SH.P.K “Sallahu” për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzë, N.L, në cilësinë e personit zyrtar në MMPHI, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të operatorit ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar  pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196,234.21 euro, kështu duke  e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovë në shumën e lartcekur.

I pandehuri, L.S, pronar i operatorit ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, sipas aktakuzës, në  cilësinë e punë kryesit lidhur me kontratën nr. 054/2021 me nr. prokurimi MI-205-21-5465-5-1-1 të datës 29.11.2021, për rehabilitimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, duke shkelur nenin 65 të Ligjit mbi Prokurimin Publik, nuk i ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, kontratë kjo e lidhur mes operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K dhe autoritetit kontraktues MMPHI me datën 29.11.2021 dhe duke mos përfillur para masat e kësaj kontrate, me dashje dhe pa të drejtë me datën 05.05.2022, ka kërkuar nga MMPHI që ti paguhet shuma e parave, ku shuma e përfitimit të kundërligjshëm sipas plotësimit të ekspertizës së ekspertëve gjyqësor të datës 07.05.2024, është 196,234.21 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë

IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare shprese

TAGGED: #196 mijë euro, #196 mijë eurove, #Aktakuzë, #Keqpërdorim, #Rrugën e Rugovës
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Robinson e pranon se është afër largimit nga Fulhami

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Një javë nëpër fotografi
Horoskopi ditor për 9 maj 2024!
Gjurmët që mbetën tri ditë pas sulmit në Banjskë
Dokumentari i REL-it “Barra” shfaqet në Festivalin e Filmit në Sarajevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?