By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lladrovci: Kalaja e Vuçakut, destinacion turistik me vlera të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Lladrovci: Kalaja e Vuçakut, destinacion turistik me vlera të mëdha
Lajme

Lladrovci: Kalaja e Vuçakut, destinacion turistik me vlera të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 10:35 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar punimet në Kalanë e Vuçakut, ku ka takuar arkeologun Sami Haziraj me ç`rast u informua për gjetjet e para disa ditëve si dhe kushtet e rrethanat në të cilat po zhvillohen këto gërmime.

Në këto gërmime, është zbuluar një altar romak në murin rrethues të kalasë, i cili daton në gjysmën e parë të shekullit III të Epokës së Re. Ky altar është një spolie i ripërdorur në ndërtimin e kalasë gjatë periudhës së Justinianit (527-565).

Lladrovci përmes një postimi në Facebook u shpreh se zbulimet arkeologjike tregojnë për vazhdueshmërinë e jetës në këtë vend nga parahistoria, në mesjetë e deri më sot.

“Ky zbulim tregon se Kalaja e Vuçakut ka qenë një vend i rëndësishëm për jetën shoqërore në zemrën e Kosovës, duke qenë në lidhje me Kalanë e Vërbocit dhe Gradinës së Llapushnikut, të cilat do të hulumtohen dhe harta arkeologjike do të pasurohet për komunën tonë dhe Kosovën si destinacion turistik-arkeologjik me vlera të mëdha”, tha ai.

Gjithashtu Kryetari I Drenasit u shpreh se niveli qendror do të duhej të ishte përgjegjës për investimet në këtë drejtim në mënyrë që të ndriçohet e kaluara jonë dhe i vendit gjatë periudhave të ndryshme historike

Kalaja e Vuçakut, ndodhet rreth 12 kilometra në jugperëndim të Drenasit, shtrihet mbi dy kreshta shkëmbore dhe ka qenë një pikë e rëndësishme gjeostrategjike që nga antikiteti. Kjo u dëshmua me muret rrethuese, mbrojtëse dhe banimit të hershëm, ku u zbulua spolia me shkrim dedikuar një perandori romak.

Gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vuçakut kanë filluar në vitin 2017 nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, nën udhëheqjen e arkeologut Shafi Gashi. Megjithatë, ato u ndërprenë në vitin 2019 për shkak të mungesës së buxhetit, ndërsa në kohën e pandemisë, gërmimet u ndërprenë plotësisht dhe rifilluan në vitin 2024. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

TAGGED: #Kalaja e Vuçakut, #Ramiz Lladrovci
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vatikani: Papa është në gjendje kritike pas një krize respiratore astmatike

Kosova Times Kosova Times February 22, 2025
Vagonët e ndryshkur shndërrohen në kënd lojërash
Mundësia e shpërthimit të luftës së re dhe fati i çështjes shqiptare
IPK-ja tregon se ka pasur lëshime në procesin e gradimit për rreshter
Ekziston mundësia e refuzimit në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë, a do ta ndjekin shembullin e Berlinit edhe vendet e tjera?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?