By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për punën e MPJ-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për punën e MPJ-së
Lajme

Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për punën e MPJ-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 7:52 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Me përplasje verbale është përcjellur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pozita e opozita u përplasën në lidhje me listën e dëshmitarëve që do të raportojnë në këtë komision.

Nga opozita kritikuan Ministrinë e Punëve të Jashtme që nuk u ka dërguar të gjitha materialet e nevojshme për punën e këtij komisioni.

“Nga mbledhja e fundit dy herë kam kërkuar që Ministrisë së Jashtme t’i dërgohet email për të kompletuar dokumentet. Në mungesë të reflektimit, ne kemi ngecje në punë. Unë zyrtarisht ju kam adresuar ministrisë për kompletim të materialit dhe nuk kemi përgjigje. Ju (pushteti, v.j.) po kërkoni që listën e ekspertëve me e shty. Komisioni edhe dy tre ditë i bënë katër muaj dhe ende jemi në fazën fillestare. Ju ende po kërkoni kohë shtesë për listën e dëshmitarëve”, tha kryetarja e komisionit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.

“Në mungesë të materialit ne kemi mangësi edhe në formimin e listës së dëshmitarëve edhe argumenteve. Të gjithë dëshmitarët që ftohen duhet të ndërlidhen me këtë proces”, deklaroi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Por, opozitës i reaguan nga mazhoranca. “Kryetare ti po më tregon se çfarë duhet unë me thënë. Nëse nuk ju pëlqen çfarë po them ju duhet të më dëgjoni. Reforma ka filluar në vitin 2019. Mënyra se si janë punësuar shërbyesit e jashtëm ka qenë në shkelje të ligjit dhe ministria ka marrë vendim për të zbatuar ligjin. Kur ka filluar zbatimi i ligjit kanë filluar kërkesat e atyre që kanë shkel ligjin. Prandaj, unë po them që nuk mundemi me ardhë në një përfundim pa e parë thelbin se si kanë ardhur në krye të detyrës”, tha deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Pacollit i reagoi kryetarja e komisionit Time Kadrijaj.

“Ti fitore je abuzuese dhe dëshiron të dalësh nga konteksti. Qeveritë e juaja kanë abuzuar me pushtetin”, theksoi ajo.

Me tone të larta të zërit replikoi edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

“Këto janë muhabete të grave. Marre duhet me të ardhë. Misioni juaj është që të pengoni punën e këtij komisioni. Nuk keni çfarë i bëni Kosovës më shumë”, shtoi ai.

Pas përplasjes, dy deputetet e mazhorancës, Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci lëshuan mbledhjen.

Në mungesë të kourumit ka dështuar të votohet lista e dëshmitarëve për punën e MPJD-së.

You Might Also Like

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu herë pas here në formë shtrëngate

TAGGED: #Komisioni Hetimor, #MPJ, #Përplasje pozitë-opozitë
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi në Mitrovicë për Hamzën: Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
VIDEO Një aeroplan u përplas në një fabrikë në Kaliforni dhe shpërtheu duke vrarë dy persona
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime
IKD: Qeveria nuk përmbushi planin e saj kaotik
Transporti hekurudhor shënon rritje, ASK publikon raportin për shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?