By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Franca anuloi urdhrin për arrestimin e Bashar al-Assad
July 27, 2025
Një person akuzohet për përdhunimin e një deleje, një pele dhe një pule të ngordhur. Ai rrëfeu gjithçka
July 27, 2025
Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona
July 27, 2025
36 milionë italianë shkojnë ne pushime verore, 88% e tyre do të qëndrojnë në Itali
July 27, 2025
Vdes kamarieri pas ngrenies se mocarela
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të zyrtarizohet Dita e Republikës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të zyrtarizohet Dita e Republikës!
Opinion

Të zyrtarizohet Dita e Republikës!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 9:02 AM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Historiku 34 vjeçar i 2 Korrikut 1990 e shtron nevojën e zyrtarzimit të kësaj date si ditë të lindjes së shtetit të Kosovës apo Dita e Republikës, pasi në këtë ditë u shpall Kosova Republikë e pavarur në kuadrin e Federatës (Konfederatës Jugosllave) e ndarë nga Serbia.

Gurthemeli i pavarësisë

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 23 mars 1989, gjegjësisht të heqjes së Kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovën e përafronte në masë të madhe më Republikat tjera të ish Federatës Jugosllave, kishte bërë që delegatët shqiptar dhe jo serb të Kuvendit të Kosovës të dalin në mbrojtje të kushtetutëshmërisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Përballja me delegatët serbo-malazez ishte shumë e vështirë, por falë unitetit të delegatëve shqiptar, udhëheqja serbe e Kuvendit të Kosovës në pamundësi përballjeje më forcën e argumenteve të delegatëve shqiptar, detyrohet t’i mbyllë dyert e kuvendit për mbajtjen e seancës së paralajmëruar të 2 Korrikut.

Mirëpo ky veprim dhe as kërcënimet për mosmbajtjen e seancës së Kuvendit të 2 Korrikut, nuk i zmbrapsën delegatët nga vendimi i marrë për shpalljen e pavarësisë nga Serbia.

Gatishmëria e delegatëve shqiptarë ishte në përmasat e vetëflijimit.

Edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët më policë e snajperë serb, me tanke e autoblinda, delegatët arrijnë të depërtojnë deri para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, për të realizuar kështu qëllimin e tyre madhor, për të shprehur vullnetin politik të popullit shumicë, me miratimin publikisht (para Kuvendit të Kosovës) të DEKLARATËS KUSHTETUESE (të nënshkruar nga 114 delegat) përmes së cilës Kosova u shpall njësi e barabartë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave (që nënkuptonte pavarësinë nga Serbia).

Nga kjo del edhe përkufizimi i çartë, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është dhe mbetet gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Ky moment shënon edhe fillimin e shpërbërjes së krijesës artificiale të ashtuquajtur RSFJ, e dominuar kryesisht nga politika hegjemoniste serbe.

Efektet politike të 2 Korrikut janë te shumta në rrafshin kombëtar; pikë së pari shënon fillimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, krijimin e unitetit dhe rritjen e solidaritetit në popull si asnjëherë më parë gjatë historisë.

I gjithë aktiviteti dhe veprimtaria politike bëhej krejtësisht në baza vullnetare. Parim bazë i aktivistëve e veprimtarëve të viteve të ’90 ishte dhënia gjithçka nga vetja për interesin e popullit dhe shtetit.

Platforma politike që iu parapriu ngjarjeve historike

 

Ishte platforma politike e Alternativës Kosovare të asaj kohe, gjegjësisht e lëvizjes politike shtetformuese (LDK), e cila iu parapriu edhe shumë ngjarjeve tjera të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit si ; Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e mbajtur në Kaçanik, Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, mbajtur nga  26-30 shtator 1991 dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe kryetari i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera e mëvonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, i cili shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës shtet sovran dhe demokratik, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit më 21 Janar 2006.

Pra, Republika e Kosovës për popullin shqiptar daton që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare, në veçanti të arsimit shqip gjatë periudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik nga Serbia.

Ishte përkrahja e madhe morale dhe materiale e mbarë popullatës dhe mërgatës shqiptare që e bëri funksionale Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet e qeverisjes paralele, gjë e cila kishte çuar në shkëputjen totale të institucioneve tona shtetërore nga institucionet e sistemit okupues serb.

Anashkalimi i qëllimshëm i 2 Korrikut dhe ngjarjeve madhore të vitit 1990

Anashkalimi dhe harresa e qëllimshme e 2 Korrikut ’90, e ngjarjeve dhe dokumenteve historike që determinuan të ardhmen e vendit tonë nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës, jo vetëm që është e pa pranueshme, është tendencioze dhe më pasoja për të ardhmen e vendit.

Anashkalimi i 2 Korrikut nga vargu i gjatë të festave të shumta në Kosovën “multietnike” paraqet paradoksin sa të keq po aq të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit sovran!

Kasta politike, për t’u bërë qejfin “miqve” ndërkombëtarë, hoqën lehtësisht dorë nga identiteti kombëtar dhe trashëgimia politike e kulturore e popullit autokton në trojet stërgjyshore!

Fatkeqësisht, atë që s’mundi ta bëjë Serbia më represion e dhunë sistematike për një dekadë në Kosovës, po e bëjnë qeveritë tona pas 17 shkurtit e këndej!

Themelet e shtetit të Kosovës nuk janë në pakon e Ahtisarit e as në 17 shkurtin e 2008-së siç pretendojnë një pjesë e kastës aktuale politike, por janë në sakrificat e gjata e të pa numërta të popullatës shqiptare; në gjakun e derdhur për liri, në ndjekjen dhe burgosjen e  veprimtarëve e intelektualëve, në faljen e gjaqeve, në helmimet e nxënësve, në mbylljen e shkollave dhe fabrikave, në dëbimet më dhunë të popullatës, por edhe në ndjekjen dhe burgosjen e delegatëve që shpallën Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.

Pikërisht harresa institucionale ndaj 114 delegatëve që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, nga të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tregon më së miri për nivelin e ulët shtetëformues të kastës!

Përkushtimi i madh i qeveritarëve kosovar ndaj bisedimeve me Serbinë, ka bërë që të shkëputën nga problemet më vitale të popullatës shqiptare në Kosovë, duke mbajtur në kokat e tyre marrëveshjen “historike” me Serbinë, duke i larguar nga kujtesa ngjarjet madhore kombëtare siç është 2 korriku i vitit1990!

Dëshiroj t’ua rikujtoj qeveritarëve dhe politikanëve se, 2 Korrikun 1990 nuk ka forcë që e shlyen nga kujtesa popullore! Sikurse subjektet që kanë një ditë të lindjes, ashtu edhe shtetet, njëjtë sikurse njerëzit kanë vetëm një datë të lindjes, andaj edhe për shtetin e Kosovës ekziston vetëm një, ajo është 2 Korriku i vitit 1990.

Për fund, e kam një kërkesë publike për krerët e institucioneve të larta shtetërore, në veçanti për deputetët e kësaj legjislature që ta zyrtarizojnë 2 Korrikun-Ditën e Republikës apo festën e parë shtetërore, ngase më 2 Korrik 1990 u vunë themelet e para të shtetit të Kosovës, festa e dytë vjen 12 Qershori i vitit 1999 apo Dita Çlirimit, kurse 17 shkurti si festa e tretë më radhë apo njohja “De Jure” e Republikës së Kosovës nga ndërkombëtarët.

Këto janë tre festat më të rëndësishme shtetërore që i dhënë kuptim dhe vlerë shtetit të lirë dhe sovran të Republikës së Kosovës!

You Might Also Like

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist

“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Emigracioni një fenomen shqetësues në Malësi të Madhe
Kampionët ‘luftuan’ deri në fund, por nuk arritën të bëjnë rikthimin e madh
Ushtria izraelite gjen se ka vrarë gabimisht një peng më 7 tetor
“Lutem të më vdesin fëmijët se s’mund t’iu gjej bukë”: Uria kaplon Gazën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?