By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri
Rajon / Botë

Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Kosova Times
Last updated: 2024/07/05 at 9:09 AM
Kosova Times Published July 5, 2024
Share
SHARE

Iranianët kanë filluar të votojnë të premten herët në balotazhin presidencial, pasi asnjë kandidat nuk ia doli të fitojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur president i ri në rundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur dalja në zgjedhje shënoi rënie rekorde.

Votimi po mbahet në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar.

Në këto zgjedhjet, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhet të zgjedhin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Jalili.

JAlili shërben si përfaqësuesi personal i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në Këshillin Suprem për Siguri Kombëtare (SNSC). Ai ishte sekretar i këtij këshilli nga viti 2007 deri më 2013, dhe gjatë asaj kohe ai udhëhoqi delegacionin iranian në bisedimet e dështuara me Perëndimin për programin bërthamor të Iranit.

Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar mes viteve 2016 dhe 2020, kur reformistët dhe të moderuarit gëzonin shumicën në legjislaturë.

Ai i ka vënë në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit, një shami islamike e kokës për gratë. Pezeshkian ka folur gjithashtu edhe në favor të bisedimeve me Perëndimin.

Megjithatë, ai mbështet parimet e republikës islamike dhe thotë se do t’i ndjekë politikat e Khameneit, nëse zgjidhet president.

Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim në pasuesin Khameneit, 85-vjeçarit që është lider suprem i vendit prej vitit 1989.

Në rundin e parë të zgjedhjeve morën pjesë vetëm 39.9 për qind e votuesve, përkundër thirrjeve të Khameneit për dalje të lartë në zgjedhje për ta mbrojtur imazhin e një Irani të fuqishëm, ku populli i tij e mbështet udhëheqjen politike.

Republika islamike për kohë të gjatë ka ngulur këmbë se ligjshmëria e saj vjen nga pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, por daljet e ulëta në zgjedhjet e viteve të fundit dhe protestat vdekjeprurëse kundër udhëheqësisë, e kanë sfiduar ligjshmërinë e pushtetit të tanishëm.

Pezeshkian e fitoi rundin e parë me 10.5 milionë vota, ndërsa Jalili doli i dyti me 9.5 milionë vota. Megjithatë, Pezeshkian përfitoi edhe nga ndarja e votës konservatore, sepse kandidati tjetër konservator, Mohammad Baqer Qalibaf i fitoi 3.4 milionë vota dhe thotë se në balotazh e mbështet Jalilin.

Por, nuk ka garanci që votat e Qalibafit do t’i shkojnë Jalilin në balotazh, sepse ata përfaqësojnë dy grupe krejtësisht të ndryshme në kampin e ndarë konservator.

Kampi i Pezeshkianit është munduar t’i bindë votuesit të cilët e bojkotuan rundin e parë të dalin dhe të votojnë në balotazh. Mbështetësit e tij kanë argumentuar se nëse Jalili vjen në pushtet, administrata e tij do të përdorë politika shtypëse dhe do ta izolojë Iranin edhe më shumë.

Mbështetësit e Jalilit e kanë portretizuar Pezeshkianin si një njeri i cili është i butë me Perëndimin dhe do të bëjë që përparimi i Iranit të varet nga marrëdhëniet e mira me vendet e Perëndimit.

Ndërkohë, kundërshtarët i kanë bërë thirrje votuesve ta bojkotojnë balotazhin, duke ngulur këmbë se zgjedhjet në Iran nuk janë as të lira, e as të drejta dhe se zgjedhjet e kaluara kanë dështuar të sjellin ndryshime, meqë pushtetin kryesor e ka Khamenei.

Në Iran, lideri suprem e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka pushtet në shumë çështje të rëndësishme.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

TAGGED: #Iran, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times July 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron i tregoi Vuciqit se cfarë pret nga ai në raport me Kosovën

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Betohet anëtari më i ri i KPK-së nga radhët e shoqërisë civile dhe zgjidhet anëtari nga Prokuroria Speciale
Numri i të vdekurve nga greva në Belgorod është rritur në 24
Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500.000 ushtarë shtesë
Vuçiq: Bisedë e hapur me Lajçakun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?