By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Kosovë marrëveshjet kontraktuale Publiko-Private më të ulëta në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Në Kosovë marrëveshjet kontraktuale Publiko-Private më të ulëta në rajon
Lajme

Në Kosovë marrëveshjet kontraktuale Publiko-Private më të ulëta në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/07/05 at 2:40 PM
Kosova Times Published July 5, 2024
Share
SHARE

Partneritetet Publiko-Private (PPP) janë marrëveshje kontraktuale në mes të sektorit publik dhe privat për të ofruar një shërbim publik.

Në Kosovë, aktualisht janë vetëm pesë projekte aktive si PPP (tri në fazë të operimit), vlera e planifikuar investive e të cilave është gjithsej 133 milionë euro. Kjo shumë, nëse analizohet si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV), është rreth 1.37%, e që është shumë më e ulët krahasuar me vendet e rajonit.

Nga projektet aktive, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është projekti më i madh, me vlerë prej mbi 100 milionë euro investime të planifikuara, dhe mbi 143 milionë euro të hyra për shtetin e Kosovës deri në vitin 2023 nga tarifa koncesionare e këtij projekti.

Aktualisht, në Departamentin për PPP në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë 23 kërkesa aktive për të filluar partneritete publiko-private në proces të shqyrtimit, ku numri më i madh i tyre është nga komunat.

Nga aspekti ligjor, PPP-të në Kosovë janë të rregulluara me Ligjin për partneritetet publiko-private të miratuar në vitin 2011. Megjithatë, një projektligj i ri për PPP-të është finalizuar në vitin 2019, mirëpo ka mbetur pa u dërguar në Kuvend.

Ky projektligj ka për qëllim të lehtësojë procedurat burokratike për PPP-të si dhe të harmonizojë legjislacionin me atë të BE-së.

Ndonëse numri i projekteve me PPP është i vogël në Kosovë, ka një potencial në sektorë të caktuar për zhvillimin e partneriteteve të tilla.

Në sektorin e minierave, investimet do të ndihmonin në kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare, ndërsa në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, do të kontribuonin në diversifikimin e burimeve të energjisë, kështu duke e përmirësuar sigurinë e furnizimit dhe reduktuar varësinë nga burimet tradicionale të prodhimit si qymyri.

Lidhur me këto, Instituti GAP ndër të tjera, rekomandon që të bëhet shqyrtimi dhe aprovimi i projektligjit të ri për PPP-të në Kuvend, identifikimi i aseteve strategjike të vendit që kanë potencial për investime përmes PPP, orientimi i PPP-ve drejt burimeve të ripërtëritshme për prodhimin e energjisë, etj. Por, njëkohësisht me këto, do të duhej të bëhej edhe forcimi i mekanizmave mbikëqyrës të PPP dhe rritja e transparencës, në mënyrë që të arrihet ndikimi i synuar.

Analizën e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #GAP
Kosova Times July 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Eurodeputeti gjerman: Lajçak ishte i pasuksesshëm si i deleguar për dialog

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Axhenda ndërkombëtare
Një aeroport afër Moskës u sulmua nga një dron, është një bazë e rëndësishme ushtarake…
Zv/Sekretari amerikan do të qëndrojë në Kosovë, Serbi e Shqipëri
Hetimet për Radoiçiqin, pika kyçe për Serbinë në integrimet evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?