By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projektligji për gjykim të arsyeshëm përtej qëllimit legjitim rrezikon që të krijoj kaos në gjyqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Projektligji për gjykim të arsyeshëm përtej qëllimit legjitim rrezikon që të krijoj kaos në gjyqësor
Lajme

Projektligji për gjykim të arsyeshëm përtej qëllimit legjitim rrezikon që të krijoj kaos në gjyqësor

Kosova Times
Last updated: 2024/07/05 at 3:33 PM
Kosova Times Published July 5, 2024
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), sot ka publikuar raportin “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm”, (Problemet kushtetuese të Projektligjit për Realizimin e të Drejtës për Gjykim brenda një Afati të Arsyeshëm Kohor).

Përkundër qëllimit legjitim të Projektligjit për të adresuar çështjen e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor, përmbajtja e Projektligjit nuk e adreson këtë çështje.

Madje, ky Projektligj, me këtë përmbajtje, rrezikon që më tepër të krijoj kaos në sistemin gjyqësor.

Sipas Hulumtuesit të lartë i IKD-së, Gzim Shala, Projektligji që synon të rregullojë të drejtën për qytetarët për një gjykim në kohë të arsyeshme ka shumë probleme.

Ai tha se në gjykatat Themelore mbetën 112 mijë e 623 lëndë të pazgjidhura.

Sipas tij, një kohëzgjatje jo e arsyeshme cenon një prej kompetenteve kyçe të gjykimit të drejtë, e që është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor, për të cilën tha se IKD në vazhdimësi ka ngritur si shqetësim.

Shala tha se deri tani janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të adresuar këtë problem, dhe shtoi se e drejta për gjykim në kohë të arsyeshme ka vazhduar të shkelet, madje në mënyrë sistematike.

Ai tha se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), thekson se, adresimi më adekuat i shkeljes së gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor, është parandalimi.

“GjEDNj thekson se aty ku sistemi gjyqësor është i mangët në këtë drejtim, zgjidhja më efektive është një mjet juridik i krijuar për të përshpejtuar procedurat në mënyrë që të parandalohen që ato të zgjasin tepër”, deklaroi Shala.

Sipas tij, nuk mund të merren modele nga vendet që nuk e kanë të theksuar këtë problem, për sistemet që e kanë pothuajse standard ku gjykimet janë shumë të gjata.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrë masa për ta kthyer gjyqësorin në binarë. Kuptohet, masat në asnjë rrethanë nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e Qeverisë dhe të ndërhyjnë në punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë”, tha Shala, duke shtuar që Qeveria së pari duhet të respektojë obligimet që ka.

Shala tha se neni 5 i Projektligjit ka përcaktuar se në gjykimin në shkallën e parë, përfundimi i procesit të kryhet brenda tre viteve nga fillimi i tij, në shkallë të dytë brenda 2 dhe në hetimin e veprave penale vlen afati maksimal i paraparë në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas Shalës, përcaktimi i këtyre afateve si kritere për përllogaritjen e afatit të arsyeshëm kohor, është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GjEDNj në lidhje me gjykimin brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Po ashtu, Shala tha se caktimi i afatit që një çështje të kryhet brenda pesë viteve në shkallë të parë dhe të dytë nuk është afat i arsyeshëm kohor, pasi në Ligjin për Procedurën Kontestimore dhe Kodin e Procedurës Penale, afatet janë shumë më të shkurta. Duke shtuar se ka mundësi që ky “dështim” të ketë ardhur si rezultat i rrethanave objektive, për shembull mbingarkesës së tij me lëndë, kompleksitetit të çështjes, mospërgjigjes adekuate nga ana e institucioneve të tjera, e rrethana tjera.

Hulumtuesi i Lartë u shpreh se edhe neni 19 i cili përcakton se “1. Për të vendosur mbi padinë për kompensim të dëmit lidhur me shkeljen për gjykim të arsyeshëm është Gjykata Supreme”, e që sipas tij trajtimi i këtyre rasteve rrezikon të shkatërrojë Gjykatën Supreme.

Veç kësaj, Shala theksoi edhe një cenim tjetër në Projektligj, e që është moslejim i ankesës ndaj vendimit të Kryetarit të Gjykatës.

Në anën tjetër Flamur Kabashi, Hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se Projektligji nuk përcakton situatë praktike në rastet kur afati prej 120 ditëve nuk është i mjaftueshëm.

Kabashi gjithashtu theksoi se kushtëzimi procedural për kompensim të dëmit për shkak të shkeljes së gjykimit brenda afatit kohor, rasteve ju krijon hapësirë të administrohen.

“Kushtëzimi procedural për kompensimin e dëmit për shkak të shkeljes së gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor me kërkesën për përshpejtimin e procedurës, lë të amnistuara rastet kur kjo e drejtë është shkelur, por gjyqtari nuk ka kërkuar përshpejtim të procedurës”, tha gjithashtu Kabashi.

Sipas Kabashit, Kolegji prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme nuk mund të konsiderohet zgjidhje adekuate, pasi që, ai thotë se në këto raste tre gjyqtarët janë vartës të kryetarit të kësaj gjykate.

“Kolegji prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme nuk mund të konsiderohet zgjidhje adekuate për këtë situatë. Kjo pasi të tre gjyqtarët e Gjykatës Supreme në këtë rast janë vartës të Kryetarit të kësaj Gjykate. Kjo zgjidhje, sikurse nuk është aplikuar në raport me Kryetarin e Gjykatës Themelore, nuk mund të aplikohet as në raport me Kryetarin e Gjykatës Supreme”, shtoi ai.

IKD gjatë kësaj konferencë për media dhe në raport i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë rishikimin e dispozitave ligjore.

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

TAGGED: #GjEDNj, #IKD, #INL, #NED
Kosova Times July 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Petit thotë se Mbappe nuk është i denjë të jetë kapiten

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Kosova pëson humbje ndaj Andorrës
Rusi alivanoset ne mes te emisionit! Nuk mund ta dëgjonte më prezantuesen dhe vendosi të vdiste’
Venecia pritet të votojë për vënien e taksës 5-euroshe për turistët
Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?