By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Procesi i deritanishëm i dialogut nga BE është i dështuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Analistët: Procesi i deritanishëm i dialogut nga BE është i dështuar
Uncategorized

Analistët: Procesi i deritanishëm i dialogut nga BE është i dështuar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 11:58 AM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Të njëanshëm dhe joefektiv po e konsiderojnë njohës të rrethanave politike procesin e deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkim Evropian. Sipas opinioneve të tyre, Bashkimi Evropian duhet të ndërrojë mënyrën e dialogimit, derisa theksojnë se epilogu i këtij procesi maratonik të dialogut, duhet të jetë njohja reciproke.

I filluar në vitin 2011, procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar edhe nga Bashkimi Evropian, po vlerësohet i dështuar nga njohës të rrethanave politike. Duke i parë dështimet në arritje dhe implementimin e marrëveshje eventuale të arritura deri më tani, njohës të rrethanave politike theksojnë se edhe Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra të tjera për të arritur në një epilog më të shpejtë. Analisti Agim Nesho, konsideron se dialogu deri më tani është zhvilluar në frymë jo të barabartë të palëve. Ai pretendon që Bashkimi Evropian, në shumë raste ka bërë lëshime në favor Serbisë.

“Nuk është një dialog efiçient e as dialog realist. Në të gjitha pikëpamjet ky është një dialog i njëanshëm ndërmjet Bashkimit Evropian, pra, forcave kryesore të tij siç janë Gjermania e Franca, në raport me Serbinë, për të bërë të mundur dha për ta ofruar Serbinë më Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Nesho.

Për analistin tjetër Fidan Ukaj, epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse thekson se Serbia është ajo e cila nuk po i zbaton marrëveshjeve e arritura deri më tani në dialog.

“Normalizimi i raporteve, njohja e dokumenteve të ndërsjella, pastaj njohja e dokumenteve personale të qytetarëve nënkupton njohjen e një realiteti të ri, e që realitet i ri për Serbinë është Kosova. Deshën apo nuk deshën në një momentum, pas përfundimit të këtij dialogu, pashmangshëm që edhe njohja e ndërsjellë do të vije”, ka theksuar Ukaj.

Ndërkohë, në takimin e fundit të nivelit të lartë, kryeministri Albin Kurti nuk pranoi të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pa dorëzimin e kriminelit Milan Radojeçiq te institucionet e drejtësisë së Kosovës, si dhe dy kushteve të tjera. Në anën tjetër, zyrtarë ndërkombëtarë kanë shtuar presionin për arritjen e shpejtë të marrëveshjes përfundimtare.

You Might Also Like

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

TAGGED: #BE, #Dështuar, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miliarda në lojë: Si e përshtatin paqen i dërguari i Trump dhe oligarkët rusë për fitim

Kosova Times Kosova Times November 30, 2025
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Stano konfirmon takimin në nivel të kryenegociatorëve më 19 mars
Arrestohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe mbajtje në pronësi të armëve
Horoskopi ditor për 22 gusht 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?