By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Djalli me një sy!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Djalli me një sy!
Opinion

Djalli me një sy!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 9:30 AM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Kjo që do të lexoni më poshtë nuk është përmbajtje teologjike, por përsiatje e pastër njerëzore për sfidat e jetës në përballje me djajtë e zi në vendlindje dhe perëndim. Djajtë janë të njëjtë pa dallim ngjyre dhe lloji, por djalli me një sy dallon për marrëzitë e tij, ani pse në popull më shumë njihet si djalli (dreqin) lara-lara.

Dallimi mes engjëjve dhe djajve

Të gjithë njerëzit besojnë në Zot edhe pse nuk e shohin, besojnë në Engjëj dhe në Djaj që nuk i shohin, por fatkeqësisht në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po ju besojnë djajve me fytyrë njeriu, e shumë më pak ju besojnë njerëzve të mirë që janë engjëj të vërtetë mbi sipërfaqen e tokës me të cilët takohen çdo ditë në jetën e përditshme.

Besimtarët e të gjitha konfesioneve fetare i besojnë ferrit dhe parajsës në botën tjetër, ani pse çdo ditë e përjetojnë parajsën dhe ferrin në jetën e tyre të përditshme! Secili nga ne i takojmë engjëjt dhe djajtë, nganjëherë pa ju kushtuar vëmendje të caktuar.

Engjëj janë të gjithë ata që mendojnë pozitivisht, që bëjnë punë të mira për veten, familjen dhe të tjerët, që reflektojnë shpresë dhe pozitivitet, që krijojnë frymë unifikuese në lokalitetin ku jetojnë.

Kurse djaj janë shpirtzinjtë dhe shpirtëligët, janë ndarësit dhe përçarësit e rrethit shoqërorë, janë egoistët që e urrejnë çdo vlerë dhe çdo të arritur të të tjerëve. Djajtë janë krijesat më të këqija dhe fatzeza mbi sipërfaqen e tokës.

Djajtë trillojnë, shpifin dhe fantazojnë ndaj njerëzve më të urtë dhe më të mirë, më të ditur dhe dhe më të ngritur, më të pastër dhe më të dëlirë në mesin e shoqërisë sonë.

Përderisa engjëjt qëndrojnë pranë dhe i mbrojnë njerëzit e mirë, djalli rri i zgjuar për t’i atakuar njerëzit e mirë.

Përderisa engjëjt janë mbrojtës shpirtëror dhe fizik i njerëzve të mirë, djajtë veprojnë në errësirë apo thënë ndryshe, janë nëntoka e njerëzimit!

Engjëllin mbrojtës mund ta përkufizojmë si energji pozitive të njeriut të mirë e cila manifestohet me dashuri njerëzore, kurse djalli është varfëria shpirtërore e njeriut të keq e cila manifestohet me veprimtari të errët dhe destruktive ndaj atyre që kanë vlera dhe veti të larta njerëzore.

Njeriu i mirë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga engjëjt

Njeriu i mirë me ndjenja pozitive shpirtërore dallon sikur dita me natën me njeriun pa ndjenja apo me prirje negative.

Njeriu me ndjenja pozitive (engjëlli) nuk ka ndjenja negative në shpirtin e tij, kurse njeriu i keq me ndjenja negative (djalli) shkakton urrejtje dhe përçarje në mesin e njerëzve shpirtmirë. Për këtë arsye njerëzit e mirë vuajnë shumë dhe gjithnjë kanë nevojë për mbrojtje nga engjëjt në tokë!

Sikurse shteti që ka nevojë për mbrojtje ushtarake, edhe njeriu i mirë ka nevojë për engjëjt e tij mbrojtës.

Njeriu si qenia më e zhvilluar dhe më e përsosur në rruzullin tokësorë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga atakimet e krijesave të liga apo njerëzve shpirtëkëqinjë, të cilët i pengon çdo gjë e mirë tek të tjerët!

Sa më shumë që të bashkohen njerëzit e mirë mes vete, aq më larg do të qëndrojë djalli prej tyre!

Djalli qoftë edhe me një sy, prapë është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm për rrethin shoqërorë! Andaj, nëse dëshironi të jeni të sigurt në rrugëtimin tuaj jetësorë bashkohuni o njerëz të mirë.

Vëllezër dhe motra shqiptare bashkohuni rreth njerëzve të mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pa interes siç ishit në të kaluarën e afërt kur e ndanit gjithçka me njëri-tjetrin dhe padyshim do të jeni më të lumtur dhe më të gëzuar se që jeni sot të ndarë dhe të katandisur!

 

Disa herë në jetën time jam përballur me djajë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, por më i rrezikshmi më doli djalli me një sy, rrefimin për të cilin do ta shpalosi në romanin tim të parë me të njëjtin emër, ‘Djalli me një sy’.

You Might Also Like

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ylli triumfon në Pejë

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
E pazakonte: Vjehrra rrahu nusen, të dyja përfunduan në urgjencë
Roth: Ky është kontributi i Vuçiq për deskalim, ku është BE?
Fermerët sicilianë duhet të therin bagëti ne mungese të ujit, të tjerët po humbasin të korrat e tyre
U godit nga vetura në Ferizaj, vdes në QKUK një grua 40-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?