By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Roli i mediave në përçarjen e opinnionit amerikan para zgjedhjeve presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Roli i mediave në përçarjen e opinnionit amerikan para zgjedhjeve presidenciale
Rajon / Botë

Roli i mediave në përçarjen e opinnionit amerikan para zgjedhjeve presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 5:32 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Me vetëm katër muaj larg zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara përçarjet politike të elektoratit janë të skajshme. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, disa votues fajësojnë mediat se po e thellojnë këtë ndjenjë të ndasisë.

Votuesit amerikanë thonë se nuk ka dyshime që Shtetet e Bashkuara janë të polarizuara ndërkohë që po afrohen zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

John LaRussa është njëri prej tyre. “Mendoj se vendi nuk ka qenë kaq i përçarë që nga epoka e të drejtave civile. Jemi në një situatë ku njerëzit nuk janë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Michael McDermott, një tjetër votues thotë se mediat e polarizuara politikisht po e përkeqësojnë këtë problem.

“Kemi stacione lajmesh të veçanta për këndvështrime të veçanta. Duhet ta trajtosh çdo informacion që dëgjon me skepticizëm”, thotë ai.

Një anketë e realizuar në vitin 2023 gjeti që amerikanët kanë prirje t’i shohin mediat si dëmtues të demokracisë dhe si diçka që rrit ndasitë politike dhe jo që i zbut ato.

Vetëm 16 për qind e të anketuarve thonë se janë plotësisht të bindur se mediat i raportojnë lajmet në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

Studentja Nicki Dolce është njëra prej skeptikëve.

“Kur lexon lajmet, e kupton nga mënyra e të shkruarit se po mundohen të ndikojnë te lexuesi në një mënyrë apo tjetër”, thotë ajo.

Media si kontribuuese e polarizimit nuk është aksident, thotë Justin Owen, President i qendrës ‘Beacon’ në shtetin Tenësi, që angazhohet për politika që mbështesin një treg të lirë.

“Bëhet fjalë për klikime, apo jo? Bëhet fjalë për numrin e lexuesve për lajmet. Dhe thënë hapur, të qenit më ekstrem shpërblehet ngaqë tërheq më shumë vëmendje”, thotë ai.

Shumë votues gjithashtu fajësojnë rrjetet sociale që kanë zgjeruar ndasitë politike.

“Njerëzit shprehin mendimet atyre aty, gjithashtu. Mendoj se i hedhin benzinë zjarrit”, thotë një tjetër votues.

Por ndërkohë që mediat tradicionale dhe rrjetet sociale mbase mund t’i nxisin përçarjet, ekspertët thonë se ato nuk i shkaktojnë ato.

Sipas profesoreshës së shkencave politike Johanna Dunaway nga Universiteti Syracuse, polarizimi nuk është fenomen i ri.

“Ka shumë pak prova se mediat mund të ndikojnë tek njerëzit përtej qëndrimeve që ata tashmë kanë. Polarizimi ka ekzistuar edhe para se mediat të ndryshojnë dhe para se të riktheheshin në skenë mediat që mbajnë qëndrime partiake”, thotë ajo.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrohen, profesoresha Dunaway thotë se ajo është më e shqetësuar për shpërndarjen e informacionit të rremë dhe sfidave të shtuara me të cilat përballen lexuesit e lajmeve për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

TAGGED: #Media, #ShBA, #Zgjedhje
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Obran dënon sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
34,183 njerëz vdiqën në Rripin e Gazës
Polonia thotë se deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike
Inteligjenca amerikane: “Konflikti midis Federatës Ruse dhe Ukrainës ka filluar të nxehet”
Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?