By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden kërkon mbështetjen e demokratëve në Kongres
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden kërkon mbështetjen e demokratëve në Kongres
Rajon / Botë

Biden kërkon mbështetjen e demokratëve në Kongres

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 6:49 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden u dërgoi sot një letër ligjvënësve demokratë ku thekson se “është plotësisht i vendosur” për të qëndruar në garën presidenciale, mes shqetësimeve të ngritura publikisht dhe privatisht se demokratët mund të humbasin Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin në nëntor.

Një pjesë e vogël ligjvënësish demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publike zotit Biden të tërhiqet nga gara. Por 81 vjeçari ka qenë në pozita mbrojtëse që prej paraqitjes së tij të dobët gjatë debatit presidencial të 27 qershorit kundër republikanit Donald Trump.

Në letrën drejtuar demokratëve në Kongres, zoti Biden shprehet se ai është në dijeni të shqetësimeve të tyre, por shton se tani është koha për të forcuar radhët.

“Ne kemi një detyrë dhe kjo është të mundim Donald Trump-in”, shkruan presidenti.

“Edhe 42 ditë na ndajnë nga Konventa Demokrate dhe 119 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme”, vazhdonte ai më tej.

“Çdo dobësim i vendosmërisë, ose mungesa e qartësisë rreth detyrave që kemi përpara ndihmon Trumpin dhe na dëmton ne. Është koha për t’u bashkuar dhe për të ecur përpara si një parti e bashkuar dhe për ta mposhtur Donald Trump-in”

Por edhe një seri aktivitetesh publike të presidentit pas debatit nuk i kanë dhënë fund pikëpyetjeve të demokratëve nëse ai mund të fitojë, apo nëse mund ta përballojë një mandat tjetër katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Të njëjtin qëndrim zoti Biden mbajti edhe gjatë një interviste telefonike po sot për rrjetin televiziv MSNBC, ku këmbënguli se “demokratët e thjeshtë” duan që ai të qëndrojë në garë.

Zoti Biden tha se ishte i irrituar me thirrjet e zyrtarëve të partisë që ai të largohej.

“Ata janë emra me peshë, por nuk më intereson se çfarë mendojnë ata”, tha zoti Biden.

“Nuk do të largohem”, shtoi ai më tej.

Demokratët po përballen me një betejë të vështirë për të ruajtur shumicën e ngushtë, 51 me 49, ndaj republikanëve në Senat.

Disa në parti shohin rimarrjen e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve si shansin e tyre më të mirë të siguruar një balancë të pushtetit, nëse zoti Trump do të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarë të administratës thanë se zoti Biden do të vazhdojë të takohet me votuesit në ditët në vijim.

Në të njëjtën kohë ai planifikon të kontaktojë edhe ligjvënësit që i njeh prej dekadash, mes përpjekjesh për të qetësuar shqetësimet mbi shanset e tij për të fituar në nëntor.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Demokratët, #Joe Biden, #Kongres
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Serbia ngjason më shumë në Kore të Veriut

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Pingpong/U Zhvilluan xhirot 3 dhe 4 në ligat U15 dhe U19
Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin
Inaugurimi i Vladimir Putin më 7 maj
BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?