By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik
January 9, 2026
Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin
January 9, 2026
Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’
January 9, 2026
VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt
January 9, 2026
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani udhëton në Uashington, pjesë e aktiviteteve të Samitit të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani udhëton në Uashington, pjesë e aktiviteteve të Samitit të NATO-s
Lajme

Osmani udhëton në Uashington, pjesë e aktiviteteve të Samitit të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 4:10 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake. 

Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, Presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s.

Kjo mundëson krijimin e partneriteteve të reja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende ne nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë.

Kujtojmë se Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve global nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Presidentja Osmani dhe Zyra e Sekretarit Blinken në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Samiti i NATO-s në Washington D.C., shërben si një platformë për shtetet anëtare dhe shtetet partnere që të bashkëpunojnë në çështjet urgjente të sigurisë globale dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore, ulen temperaturat

TAGGED: #Antony Blinken, #Vjosa Osmani, #Washington D.C.
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Mbërriti stjuardesa e parë e AI: Flet anglisht, u përgjigjet pyetjeve me një buzëqeshje!

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Gjykata gjermane urdhëroi zbulimin publik të emrave të kompanive që morën pjesë në Nord Stream 2
Horoskopi ditor për 19 shtator 2024!
Irani raportohet se ekzekutoi të paktën 142 persona në maj
Haradinaj për Kurtin: Ç’është ky kryeministër që sulmon sistemin gjyqësor e mediat dhe mbron “dosllarët”?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?