By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Modelja më e bukur në botë foli për luftën e saj me një sëmundje kronike
November 16, 2025
Speca në salcë kosi – një pjatë dimërore që është e lehtë për t’u përgatitur dhe akoma më e lehtë për t’u zhdukur nga tryeza
November 16, 2025
Kaloi pesë vjet duke kërkuar vendet më të bukura në botë për të jetuar: Fotot e tij ndryshojnë perspektivën e jetës
November 16, 2025
Strategjia e heshtur e administratës Trump ndaj Lukoil dhe ndikimi në tregjet e energjisë globale
November 16, 2025
Fustani Gucci i Hailey Bieber i tejkaloi krijimet më të guximshme të vitit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu për raportin e IKD-së: Nuk qëndrojnë, duket që s’i kanë informacionet e duhura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu për raportin e IKD-së: Nuk qëndrojnë, duket që s’i kanë informacionet e duhura
Lajme

Haxhiu për raportin e IKD-së: Nuk qëndrojnë, duket që s’i kanë informacionet e duhura

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 2:02 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar kategorikisht raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sa i përket përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në raport me Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas saj, pretendimet në këtë raport nuk qëndrojnë dhe se për këtë kanë pasur përpjekje për bashkëpunim dhe angazhim me KPK-në e KGjK-në, dhe me shoqërinë civile.

Haxhiu, tha se IKD-ja është e informuar.

“Mendoj që nuk qëndrojnë, është e vërtetë që për disa reformë ne kemi pasur mungesë të bashkëpunimit, për faktin se ju e dini tashmë ka qëndrime publike. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, nuk i kanë mbështetur amendamentet Kushtetuese për Vettingun, megjithatë ato janë në Kuvendin e Kosovës dhe për faktin që ata nuk kanë pasur si me thënë mbështetje për këto procese natyrisht se pastaj ka pasur edhe deklarata publike për të njëjtat”, u shpreh ministrja.

“Duket që nuk i kanë informacionet e duhura, por ne kemi pasur përpjekje maksimale që të angazhohemi, që të kemi bashkëpunim edhe me shoqërinë civile madje Ministria e Drejtësisë gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me organizatat e shoqërisë civile por po ashtu edhe me gjithë partnerët tjerë. Kanë dërguar komente, i kemi marrë parasysh disa, disa për shkak të qëndrimeve ndryshe të shumicës së anëtarëve nuk kanë ecur tutje, por megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë t’i dërgojmë këto ligje në Kuvend të Kosovës por para se t’i dërgojmë ato na duhen edhe disa konsultime me Këshillin Gjyqësor dhe pastaj do t’i publikojmë edhe për opinionin publik dhe për anëtarë tjerë të grupit punues dhe do të ecim tutje”, deklaroi tutje Haxhiu.

Në lidhje me reformën në drejtësi që ka të bëjë më Këshillin Prokurorial, ministrja tha se nuk mund të veprojnë në bazë të asaj që dëshirojnë disa persona të cakuar.

“Sa i përket reformës në Këshillin Prokurorial, në anën tjetër Këshilli Prokurorial e ka kundërshtuar reformën në Këshillin Prokurorial, por ne nuk veprojmë në bazë të tekeve të individëve. Ne kemi dhënë zotime para qytetarëve dhe kemi qenë të obliguar t’i shtyjmë përpara, prandaj edhe si Ministre e Drejtësisë, gjatë gjithë mandatit tim jam përpjekur që reforma që i kemi premtuar para qytetarëve t’i përmbushim”, ka thënë Haxhiu.

IKD-ja në një konferencë për media të hënën ka prezantuar raportin me vlerësimin e përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u tha se nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Përformancës.

Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë, fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.

You Might Also Like

Sekuestrohet material eksploziv në Leposaviq

41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

TAGGED: #Albulena Haxhiu, #IKD
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Oficerët gjermanë të inteligjencës zbulojnë të vërtetën e vërtetë për kundërsulmin: “Operacioni nuk po shkon sipas planit”

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Mbytet një zjarrfikës nga vërshimet në jug të Gjermanisë
Irani paralajmëron hakmarrje. Si dhe kujt do t’i përgjigjet Irani ndaj sulmeve ajrore
Rruga e re e trenit që ju lejon të vizitoni tre vende evropiane – dhe biletat janë 7 £
Liga e Kombeve, fitojnë Franca dhe Italia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?