By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve për t’u tërhequr nga gara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve për t’u tërhequr nga gara
Rajon / Botë

Javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve për t’u tërhequr nga gara

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 4:26 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua të dielën me një numër përkrahësish të tij gjatë një shërbese fetare në Filadelfia. Ai foli mbi arritjet e tij, edhe pse shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për të udhëhequr vazhdojnë të shtohen.

Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e fundit, presidenti është shfaqur edhe më këmbëngulës në vendosmërinë e tij për të qëndruar në garën presidenciale.

Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij gjatë intervistës ekskluzive të premten me gazetarin e ABC News, George Stephanopoulos.

“Nuk besoj se ekziston dikush tjetër që është më i kualifikuar se sa unë që të jetë president ose që të fitojë garën”, tha presidenti Joe Biden.

Zoti Biden vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë tek përfaqësuesit demokratë për ambicien e tij për t’u rizgjedhur, por shqetësimet në mesin e votuesve po shtohen dhe senatori demokrat Chris Murphy i pranoi këto shqetësime gjatë emisionit “State of The Union” në CNN.

“Nuk po ngrihen pikëpyetje mbi karakterin apo dinjitetin e tij, se cilat janë përparësitë e tij, apo se për çfarë lufton ai, çështja që shtrohet lidhet me moshën e tij, pra nëse ai është akoma Joe Bideni në moshë të thyer”, u shpreh senatori Murpy.

Vendimi nëse do të largohet ose jo nga gara presidenciale i takon Joe Biden-it, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff në programin “Meet the Press” të rrjetit NBC, duke theksuar se vendimi do të ketë pasoja në zgjedhje.

“Joe Bideni do të duhet të peshojë në të mirë të vetes dhe të reputacionit të tij faktin nëse mund ta mposhtë Donald Trumpin? A është ai kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trumpin? Por gjithashtu duhet të marrë në konsideratë ndikimin që një vendim i tillë, ndoshta më i rëndësishmi i presidencës së tij, do të ketë për garat për në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat dhe për të ardhmen e vendit”, tha zoti Schiff.

Të shtunën, ish-Presidenti Donald Trump shkroi në rrjetin e tij ‘Truth Social’ se “I pandershmi Joe Bideni duhet të injorojë kritikët e tij të shumtë dhe të vazhdojë përpara, me vendosmëri dhe forcë, me fushatën e tij të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ndërsa titujt kryesorë të medias janë përqendruar tek zoti Biden, vëmendja këtë javë mund të zhvendoset tek emri i kandidatit për nën president, nëse zoti Trump e bën publik këto ditë.

“Ai mund të zgjedhë mes kandidatësh shumë të mirë. Popullit amerikan i kanë shërbyer politikat e mira si edhe mënyra e udhëheqjes. Mendoj se këto politika dhe atë udhëheqje duhet ta kthejmë përsëri në Shtëpinë e Bardhë”, tha JD Vance, senator republikan .

Vëmendja e zotit Biden do të përqendrohet tek takimi i nivelit të lartë të NATO-s, që nis të martën në Uashington, ku ai është mikpritësi.

Ndërsa zoti Trump pritet që këtë javë të zhvillojë takime zgjedhore në qytetin Doral në Florida dhe në Butler të Pensilvanisë.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

TAGGED: #Joe Biden, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Burrniku i Ferizajt po braktiset vazhdimisht

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
Fillimi i sezonit të vjeshtës për gara ekipore në ligën e parë për meshkuj dhe femra dhe ligën e dytë për meshkuj po afron
FFK ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet BE-së: Hiqni masat!
Për një alternativë me ADN të pastër shqiptare!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?