By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit
January 23, 2026
Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit
January 23, 2026
Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale
January 23, 2026
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShKK: Faton Hajrizi ishte transferuar në Smrekonicë pas sjelljeve të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShKK: Faton Hajrizi ishte transferuar në Smrekonicë pas sjelljeve të mira
Lajme

ShKK: Faton Hajrizi ishte transferuar në Smrekonicë pas sjelljeve të mira

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 1:42 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar lidhur me largimin e të dënuarit Faton Hajrizi nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, i cili disa herë në të kaluarën ishte ikur nga institucionet korrektuese.

ShKK nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar se në vitet e fundit ai ka shfaqur sjellje të mira dhe i ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak.

“Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues”, ka njoftuar ShKK.

“I dënuari kishte kërkuar transferim në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe bazuar në raportet profesionale, ai ka treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit”, thuhet tutje në njoftim.

ShKK-ja ka njoftuar se kur të burgosurit mund të vendosen në një institucion të tipit të hapur, siç është Smrekonica, ata duhet të plotësojnë disa kritere specifike: të jenë shfrytëzues të beneficioneve, të mos kenë vepra të tjera në pritje për ekzekutim dhe të kenë dënim deri në 10 vjet apo mbetje të dënimit deri në 10 vjet.

Tutje në njoftim thuhet se i dënuari Faton Hajrizi deri më tani ka mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vjet e 6 muaj. Ai ka shfrytëzuar disa herë të drejtën e beneficionit të vikendit në shtëpi. Hera e fundit e kthimit nga vikendi ishte më 03.07.2024.

Po ashtu, ai kishte parashtruar kërkesën për punësim jashtë institucionit korrektues. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, institucion ky i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale.

“Rasti ka ndodhur më 06.07.2024, ora 01:06 pas mesnate. Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur në kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave. Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues janë duke zhvilluar procedurat hetimore, dhe posa të përfundojë procesi, do të njoftoheni për të gjeturat”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

TAGGED: #Faton Hajrizi, #ShKK, #Sjellje të mira, #Smrekonicë
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB përfundon hetimin penal për rebelimin midis Prigozhin dhe Wagner

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Guardiola pret që De Bruyne të rikthehet shpejt
Kurti: Kemi ndarë 4 milionë euro për Luginën – uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet për 23 shkurt
Anija kozmike Athena u ul në polin jugor të Hënës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?