By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokurorët sllovenë kërkojnë hetim ndaj kryetarit të bashkisë së Lubjanës për dyshime për korrupsion
November 21, 2025
Trump kërcënoi me sanksione “shumë të fuqishme” kundër Rusisë
November 21, 2025
Kaskaderi 26-vjeçar vdes në një përplasje midis motoçiklistëve gjatë një shfaqjeje cirku
November 21, 2025
Protestuesit përleshen me policinë në Bolonja për ndeshjen me Maccabi-n: “Nuk do të lejojmë normalizimin e Izraelit”
November 21, 2025
Putin vlerëson planin e Trump, Zelensky në dëshpërim. Rusët: Po i japim Ukrainës një shans të fundit
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nussbaumer: Nga viti 1998 deri më sot, Kosova vend prioritar për Zvicrën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nussbaumer: Nga viti 1998 deri më sot, Kosova vend prioritar për Zvicrën
Lajme

Nussbaumer: Nga viti 1998 deri më sot, Kosova vend prioritar për Zvicrën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 10:47 AM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në konferencën për media pas takimit me kryekuvendarin, Glauk Konjufca ka ritheksuar përkrahjen zvicerane për Kosovën.

 

“Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë. Kontributi i kosovarëve në ekipin futbollistik është veç një dëshmi e vogël. Që nga viti 1998 bashkëpunimi zviceran ka qenë prezent dhe Kosova ka qenë vend prioritar deri më sot. Zvicra e mbështet Kosovën në fushat e rëndësishme të qeverisjes së mirë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shëndetësia”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mbështetja do të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë, duke ofruar mbi 200 mijë ushtarë zviceran në KFOR. Nuk ka lënë pa përmendur edhe tensionet në veri.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës e të Serbisë që të adresojnë tensionet dhe të parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm, andaj Zvicra e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka deklaruar Nussbaumer.

Ai ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe shërbimeve parlamentare të Zvicrës ka qenë rrëfim suksesi dhe do të zhvillohet më tutje në fusha të ndryshme.

Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet për Banjskën, përsëritet në përmasa të mëdha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka njoftuar presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer për sigurinë në vend dhe ka kërkuar ndëshkim të Serbisë për sulmin terrorist në Bansjkë.

“Si temë e pashmangshme ishte siguria dhe rreziqet me të cilat po përballemi, për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimin tim presidentit se po qe se Serbia mbetet e pandëshkuar për agresionin terrorist në Bansjkë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar por në përmasa shumë më të mëdha. Serbia duhet të shihet jo vetëm në rrezik për në Kosovë por për paqen dhe stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Konufca.

Konjufca falënderoi presidentin Nussbaumer për përkrahjen e Zvicrës drejt përpjekjeve të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai tha se integrimi në BE për Kosovën është bashkim në vlerat politike, kulturore e të qytetërimit. Tutje ai foli edhe për diasporën shqiptare në këtë shtet.

“Për shumë qytetarë të Kosovës, Zvicra ishte edhe atdheu i dytë, të cilët të detyruar nga rrethanat diskriminuese politike, ekonomike e sociale të ish-Jugosllavisë, e gjetën te Zvicra strehimin politik dhe mbështetjen socio-ekonomike për familjet e tyre dhe prej atje nuk e harruan kurrë Kosovën”, ka deklaruar Konjufca.

You Might Also Like

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në Serbi pas aksidentit me tren

KQZ-ja përcakton afatet, fushata elektorale nis me 17 dhjetor

Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sivjet nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Jam për benefite maksimale, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare
Renditja e `GlobalFirepower` për fuqitë ushtarake, Kosova në pozitën 141
Si i “filtron” Rusia refugjatët nga Ukraina përmes komunikimit të tyre celular
Osmani takon Bećirovićin në Munih: Koordinim për sigurinë dhe rrugën euroatlantike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?