By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përpjekje për qeverinë e re të Francës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përpjekje për qeverinë e re të Francës
Rajon / Botë

Përpjekje për qeverinë e re të Francës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 8:08 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Ish presidenti socialist i Francës, Francois Hollande, dhe të tjerë ligjvënës të sapozgjedhur të koalicionit të majtë bënë një hyrje të bujshme në Asamblenë Kombëtare të martën, për bisedime që synojnë krijimin e një qeverie të re, pas rezultatit kaotik të zgjedhjve parlamentare, ku aleanca e majtë fitoi numrin më të lartë të vendeve në parlament, por jo shumicën e mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Presidenti Emmanuel Macron i kërkoi të hënën kryeministrit Gabriel Attal, të vazhdojë të ndjekë çështjet e përditshme, më pak se tre javë para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit. Të mërkurën Presidenti Macron merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington.

Sipas rezultateve të së dielës, asnjë prej grupeve politike nuk mundi t’i afrohej shumicës së nevojshme për krijimin e qeverisë, duke rrezikuar një paralizë të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Europian.

Parlamenti tani është ndarë në tri grupe, të majtën, që doli e para, grupin e qendrës të Presidentit Macron dhe të djathtën e skajshme të partisë Bashkimi Kombëtar.

Në shtete të Evropës, parlamentet e fragmentuar nuk janë të pazakontë, por kjo është një situatë e pashembullt në historinë moderne të Francës

Udhëheqësit e koalicionit të majtë, Fronti i Ri Popullor, që siguroi numrin më të madh të votave, thonë se u takon atyre të formojnë qeverinë e re. Tre partitë kryesore të këtij koalicioni, e majta e skajshme, socialistët dhe të Gjelbrit, nisën negociatat për të gjetur kandidatin për kryeministër.

Zoti Hollande, president i Francës nga 2012-2017, iu bashkua anëtarëve të tjerë të partisë së tij Socialiste, përpara dhjetra gazetarëve. Ai nuk foli kur mbërriti në Asamblenë Kombëtare.

Ai u largua nga pushteti në 2017, pa kandiduar për t’u rizgjedhur ndërsa mbështetja e tij kishte shënuar rënie të thellë, duke i hapur rrugën Emmanuel Macronit, ish-ministrit të tij të ekonomisë.

Ai bëri një rikthim të papritur në skenën politike franceze javët e fundit si një nga kandidatët më të spikatur në zgjedhje, duke fituar në qytetin e tij të lindjes, Tulle, në Francën jugperëndimore.

Ai po shihet tani si një lojtar kyç në politikë, në një kohë që koalicioni i majtë dhe grupi i qendrës së presidentit Macron po ndërmarrin hapa në përpjekje për të formuar qeverinë e re.

Fronti i Ri Popullor “është forca udhëheqëse në vend dhe ka përgjegjësinë për të formuar qeverinë”, tha ligjvënësja e të Gjelbërve Cyrielle Chatelain.

Deputetja e së majtës së skajshme, Mathilde Panot tha se “ligjvënësit e partisë Franca e Papërkulur” shkojnë në Asamble Kombëtare jo si një forcë opozitare, por si një forcë që ka për qëllim të qeverisë vendin”.

Bisedimet e tyre janë të ndërlikuara për shkak të përçarjeve të brendshme. Disa po nxisin idenë për të propozuar një figurë të së majtës së skajshme, ndërsa të tjerë, parapëlqejnë një personalitet më konsensual. Kryeministri i Francës jep llogari para parlamentit dhe mund të shkarkohet përmes një mocioni mosbesimi.

Kryenegociatorja e Partisë Socialiste, Johanna Rolland, tha se kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë Jean-Luc Mélenchon, themeluesi i së majtës së skajshme përçarëse, “Franca e Papërkulur”.

Duke folur të martën në televizionin France 2, ajo sugjeroi se koalicioni i majtë mund të bashkëpunojë me grupin e qendrës të Macronit.

Zoti Melenchon, i cili nuk kandidoi në zgjedhjet parlamentare u bë gjithashtu pjesë e bisedimeve në Asamblenë Kombëtare të martën pasdite.

Yael Braun-Pivet, anëtare e grupit të qendrës së zotit Macron dhe ish-presidente e Asamblesë Kombëtare, tha se “populli francez dërgoi një mesazh të qartë. Ata nuk donin t’i jepnin një shumicë absolute asnjë blloku të caktuar politik, kështu që po na urdhërojnë të dëgjojmë njëri-tjetrin, të punojmë së bashku dhe këtë duhet të bëjmë”.

Sipas të dhënave zyrtare të zgjedhjeve, 3 grupet kryesore ishin larg arritjes së 289 vendeve të nevojshme për të siguruar shumicën në Asamblenë Kombëtare prej 577 vendesh.

Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor mori më shumë se 180 vende, duke u renditur i pari dhe duke lënë pas grupin e qendrës së Presidentit Macron, me më shumë se 160 vende.

Partia e së djathtës ekstreme e zonjës Marine le Pen, Bashkimi Kombëtar, u rendit e treta, me 140 vende, rezultati më i lartë i kësaj force, nga 89 vende që fitoi në vitin 2022.

Presidentit Macron i kanë mbetur edhe tre vjet në mandatin e tij presidencial.

You Might Also Like

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

TAGGED: #Francë, #Zgjedhje
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Përvoja në Kosovë na ka mësuar për plagët që lufta lë në shoqëri

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Përmendet edhe një vendim radikal: Çfarë tha kreu i CIA-s që bëri që Dodik të “ngrijë” dhe të ndryshojë retorikën?
Masat ndëshkuese nga BE-ja, Murati: Opozita po mban të bllokuara 150 milionë euro
LDK: Suhareka ka nevojë për investime konkrete
Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?