By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA godet fushatën ruse të dezinformimit që shfrytëzonte inteligjencën artificiale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA godet fushatën ruse të dezinformimit që shfrytëzonte inteligjencën artificiale
Rajon / Botë

ShBA godet fushatën ruse të dezinformimit që shfrytëzonte inteligjencën artificiale

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 11:49 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka goditur një fushatë propagandistike ruse në internet, të mbështetur nga Kremlini, e cila përhapte dezinformata në Shtetet e Bashkuara duke përdorur inteligjencën artificiale. Drejtësia amerikane tha se ka bllokuar rreth 1000 llogari false që përhapnin dezinformata në rrjetet sociale.

Zyrtarët thanë se operacioni rus është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të nxitur mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara përmes krijimit të profileve false në rrjetet sociale që të japin përshtypjen e individëve legjitimë, por që në fakt ishin krijuar për të çuar përpara synimet e qeverisë ruse, përfshirë përhapjen e dezinformatave rreth agresionit rus në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë thanë se skema u organizua në vitin 2022 nga një redaktor i rrjetit mediatik shtetëror rus “Russia Today” që është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë si agjent i huaj. Përpjeka ruse u mbështet financiarisht nga Kremlini, me një oficer të FSB-së ruse që drejtonte një organizatë private zbulimi për të përhapur dezinformata përmes rrjeteve sociale. Rrjeti “Russia Today” nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Goditja ndaj asaj që njihet si “fermë robotike në rrjetet sociale” në zhargonin kibernetik, vjen ndërsa zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin lidhur me mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe shqetësimeve të vazhdueshme se fushatat e huaja mund të manipulojnë opinionin e disa votuesve.

“Veprimet e sotme janë goditja e parë ndaj një fushate të sponsorizuar nga Rusia që përdorte inteligjencën artificiale në rrjetet sociale”, tha përmes një deklarate drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “Rusia synonte ta përdorte këtë taktikë për të shpërndarë dezinformata të huaja të krijuara përmes inteligjencës artificiale, duke përshkallëzuar veprimet e tyre me ndihmën e inteligjencës artificiale për të goditur partnerët tanë në Ukrainë dhe për të ndikuar tek prirjet gjeopolitike në favor të qeverisë ruse.”

Byroja Federale e Hetimeve dhe Forca e Misionit Kombëtar Kibernetik bashkëpunuan me Qendrën për Sigurinë Kibernetike të Kanadasë dhe organet e rendit në Holandë lidhur me ‘fermat robotike’ në platformat e mediave sociale.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Departamenti amerikan i Drejtësisë, #Dezinformimi, #Inteligjenca artificiale, #Rusia, #ShBA
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-sekretari i NATO-s, Robertson: Serbia e njeh vetëm forcën

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
“Agjencia”: Familjet në takimin me Putinin u “përzgjodhën me kujdes”
Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron armë zjarri
Sonte ‘Etno Fest’ mbyllet me ndarjen e çmimeve për ‘Identitetin’
BE përshendet ngritjen aktakuzës për sulmin në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?