By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli i urdhëron të gjithë palestinezët të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli i urdhëron të gjithë palestinezët të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Gazës
Rajon / Botë

Izraeli i urdhëron të gjithë palestinezët të largohen nga qyteti i dytë më i madh i Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 10:12 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Izraeli i ka urdhëruar të mërkurën të gjithë palestinezët të largohen nga Qyteti Gaza në veri, në një kohë kur duket se bombardime në territorin e rrethuar palestinez janë përshkallëzuar.

Izraeli thotë se është duke i ndjekur pjesëtarët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të cilët janë duke u rigrupuar në pjesë të Gazës që ishin bombarduar në fillim të luftës.

Sulmet e mëdha izraelite nëpër Gazë në ditët e fundit, si pasojë e të cilave janë vrarë dhjetëra njerëz, mund të kenë për qëllim ta rrisin trysninë ndaj Hamasit gjatë bisedimeve për armëpushim.

Ndërmjetësit nga ShBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke mbajtur takime me zyrtarët izraelitë në Katar, për bisedime në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë.

Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.

Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.

Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Evakuim, #Izraeli, #Palestinezët
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po përgatitet tashmë Putini për një rebelim të ri?

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Hamza takon themeluesin e PISA-s, prioritet rritja e cilësisë në arsim
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon
Putin pranon të tërheqë trupat ruse nga baza ajrore, në këmbim merr lokacione vitale
Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin nesër me hapa konkretë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?