By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti nga korrje-shirjet në Malishevë: Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kurti nga korrje-shirjet në Malishevë: Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë
Bujqësi

Kurti nga korrje-shirjet në Malishevë: Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 1:38 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë më Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Zëvendësministrin Imri Demelezi, panë nga afër korrje-shirjen e grurit të fermerit Asman Kryeziu, në Bubavec të Malishevës.

Teksa vlerësoi punën e fermerit, përmes të cilit djerrina me gurë janë bërë tashmë arë me grurë, kryeministri theksoi se kjo është edhe në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë.

Tutje, ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, mbështetje e cila mundëson subvencionime e lehtësira për fermerët tanë.

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në përfundim, kryeministri Kurti tha se me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi pasur prej 139 mijë ton grurë në vitin e kaluar, si dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e bujqve anembanë Kosovës.

Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

E vizituam fermerin e suksesshëm dhe punëtor Asman Kryeziun, bashkë me Ministrin Faton Pecin dhe zëvendësin e tij Imri Demelezin, me ç’rast pamë korrje-shirjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë e prej së cilës paraprakisht janë nxjerrë 260 metra kub gurë. Siç e tha edhe fermeri Asman Kryeziu, djerrina me gurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione. Madje ka raste kur nga tri javë, aplikimi është shkurtuar në vetëm 30 minuta. Do të vazhdojmë me këto punë të mira, aq më tepër që ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi pasur prej 139 mijë ton grurë në vitin e kaluar.

E falënderoj familjen Kryeziu, Ministrin Faton Peci, deputetin Gani Krasniqi, Zëvendësministrin Imri Demelezi, dhe le t’ju qëndrojmë bashkë bujqve të këtillë sikurse Asman Kryeziu, jo vetëm këtu në Malishevë, por anembanë Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

TAGGED: #Albin Kurti, #Korrje-shirje, #Malishevë
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Franca premtoi të furnizojë Ukrainën me luftëtarët Mirage 2000 në fillim të vitit 2025

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Biden: Jo kaos nëpërmjet protestave
Tmerr në Poloni: Një person me thikë hyri në një jetimore dhe vrau një vajzë, disa u plagosën
O’Brien: Kosova e vuri në dyshim partneritetin me ShBA-në me vendimin për dinarin
Një person është plagosur me armë automatike në veri të Mitrovicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?