By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Rajon / Botë

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 7:34 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje të mërkurën partive politike me “vlera republikane” t’i bashkojnë forcat për ta formuar një shumicë të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare të vendit, pasi zgjedhjet parlamentare të dielën nuk dhanë fitues të qartë.

Zgjedhjet, të cilat Macroni i thirri pasi humbi kundër të së djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar në zgjedhjet evropiane, e kanë futur Francën në një rrugë qorre, me tri blloqe të kundërta politike dhe pa një shumicë që do ta formonte Qeverinë e re.

Në një letër të publikuar në gazetat e vendit, Macroni u bëri thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë një koalicion qeverisës dhe tha se shpreson se mund ta zgjedhë një kryeministër nga një grupim i tillë.

“Të shpresojmë në aftësitë e liderëve tanë politikë për të treguar ndjesi, harmoni dhe qetësi në interesin e tyre dhe të vendit. Në frymën e këtyre parimeve, unë do të vendos për emërimin e një kryeministri”, shkroi Macron.

Fronti i Ri Kombëtar – një koalicion i të gjelbërve, socialdemokratëve, komunistëve dhe partisë majtiste të Jean-Luc Melenchonit, Franca e Panënshtruar – fito befas më së shumti ulëse në zgjedhjet e së dielës, por jo shumicën e nevojshme.

Koalicioni i qendrës i Macronit, “Bashkë”, doli i dyti, ndërsa Tubimi Kombëtar i treti, pavarësisht se shpresonte se do ta fitonte shumicën pas një rritje të madhe që shënoi në rundin e parë të zgjedhjeve.

Do të ishte e zakonshme për Macronin t’i kërkojë grupit më të madh parlamentar, në këtë rast bllokut majtist, ta formojë Qeverinë e re, por asgjë në Kushtetutë nuk e detyron atë ta bëjë këtë.

Macroni nuk kërkoi qartazi që Tubimi Kombëtar dhe Franca e Panënshtruar të përjashtohet nga koalicioni për formimin e Qeverisë, por përmendja e “vlerave republikane” nga ai kuptohet si përjashtim i partive të së majtës ekstreme apo të së djathtës ekstreme.

Disa ligjvënës nga Partia Franca e Panënshtruar reaguan ndaj letrës së Macronit, duke thënë se ai duhet ta pranojë kandidatin e aleancës majtiste për kryeministër, sapo ajo ta përzgjedhë atë, dhe ta lejojë atë ta formojë Qeverinë e re.

“Gjëja më e mirë që ai mund të bëjë për vendin në këtë kohë, është ta lejojë grupin që fitoi më së shumti ulëse, Fronti i Ri Popullor, të qeverisë. Çfarëdo dredhie tjetër do të ishte shumë problematike dhe e rrezikshme për demokracinë”, tha njëri nga ta, Eric Coquerel, në televizionin LCI.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

TAGGED: #Emanuel Macron, #Qeveria
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Kosova Times Kosova Times January 30, 2026
Presidenca maqedonase e justifikon përdorimin e emrit “Maqedoni”
Ulutas e përfaqësuesi i Komandës së Napolit flasin për sigurinë e dialogun
Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet
Banka Botërore: Rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion më 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?