By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Deklarata për terroristë, për të njoftuar ndërkombëtarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Deklarata për terroristë, për të njoftuar ndërkombëtarët
Lajme

Konjufca: Deklarata për terroristë, për të njoftuar ndërkombëtarët

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 1:18 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e tij, dhënë ditë më parë, për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rrezikun që ata mund të destabilizojnë Kosovën, nuk ka pasur për qëllim frikësimin e qytetarëve, por për të njoftuar bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

“E di gjithë shoqëria jonë, e di e gjithë bashkësia ndërkombëtare se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, që nuk ka hequr dorë kurrë. Por në të njëjtën kohë, Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për t’iu përgjigjur çfarëdo lloj sfidave të sigurisë. Kështu që populli i Kosovës duhet të jetë i sigurt”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari pohoi se askush nuk i thotë këto deklarata për të frikësuar dikë, as për të shkaktuar ndonjë panik.

“Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës beson në institucionet tona efektive për t’iu kundërvu çfarëdo tendence të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Se ka grupe që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës, ne nuk mundemi të gënjejmë e as të mashtrojmë dikë, se ato ekzistojnë dhe janë të strehuara në Serbi”, tha tutje Konjufca.

Kurse sa i përket territorit brenda Kosovës, situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Ndërsa grupe brenda Kosovës që mund të destabilizojnë vendin kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe kanë në shpartallim e sipër.

“Ndërkaq grupet që janë të strehuara në Serbi, ato ekzistojnë dhe nga institucionet e sigurisë ne njoftohemi në hollësi për aktivitetet e tyre”, ka thënë Konjufca.

Të dhënat që i marrim nga ta ne i themi jo për të shkaktuar frikë por për të kuptuar më mirë të vërtetën. Dhe ne themi këtë për bashkësinë ndërkombëtare, që duhet ta ndëshkojnë Serbinë.

Për deklaratën ë O’Brien, se Kosova ka të drejtën për ta mbrojtur veten nga sulmet e Serbisë, Konjufca the se ishte deklaratë shumë  e mirë, duke thënë se kjo shpreh mirëkuptimin ndaj asaj që institucionet e Kosovës e bëjnë, të cilat nuk janë kundër asnjë komuniteti që jetojnë këtu, përkundrazi,m shtoi Konjufca, ato janë demokratike dhe zbatojnë vendimin e ligjit.

“E kush do të dalë përballë institucioneve dhe me dhunë t’i sfidojnë ato ne do të veprojmë sipas ligjeve”, tha Konjufca, teksa shtoi se e tillë është qasja e Kosovës, e cila ka nevojë të mirëkuptohet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo është të konsolidosh shtetin, ta forcosh sovranitetin  dhe vendosjen e sundimit të ligjit edhe në atë pjesë që nuk ka ekzistuar për 24 vjet”, tha Konjufca.

Kurse lidhur me deklaratën e të parës së shtetit, Osmani, se na duhet garancion për themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, Konjufca tha se kjo nënkupton një lloj garancie që të mos keqpërdoret nga Serbia e që të mos jetë një nivel i mesëm i pushtetit institucional në Kosovë.

Ai më tej tha se Serbia gjithnjë befason por të keq, duke vënën në dukje emërimin e Vulinit si zëvendëskryeministër të qeverisë serbe, njeri i cili është shumë i afërt me Putinin.

“Një Serbi e tillë ku do të kishte një influencë në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ne jemi kundër kësaj”, tha mes tjerash Konjufca, duke vënë theksin se në këtë pikë nuk ishin garancitë e nevojshme nga ndërkombëtarët.

You Might Also Like

Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)

IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale

Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Dita e Veteranëve, Osmani: Përulemi me respekt para atyre që sollën lirinë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Blinken: ShBA-ja nuk do luftë me Iranin, por do ta mbrojë veten

Kosova Times Kosova Times October 24, 2023
Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi
Inteligjenca britanike: Prigozhin ka shumë gjasa të ketë vdekur, por ende s’ka konfirmim
Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë
Mehaj njofton për organizimin e një koncerti, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?