By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krivaça thotë se Marigonën s’e ka goditur asnjëherë me shkop
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krivaça thotë se Marigonën s’e ka goditur asnjëherë me shkop
Lajme

Krivaça thotë se Marigonën s’e ka goditur asnjëherë me shkop

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 11:46 AM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

I akuzuari Dardan Krivaça për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, ka deklaruar se ai dhe e ndjera kanë qenë të dy përdorues të lëndëve narkotike.

“Unë dhe Marigona e ndjera kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, ka thënë Krivaqa.

I akuzuati Krivaça ka mohuar t’i ketë shkaktuar lëndime të rënda Osmanit, e sipas tij atë e ka goditur me “3-4 shuplaka” por jo me shkop.  Ai ka thënë se plagët që Osmani ka pësuar i ka marrë si pasojë e rrëzimit nga shkallët.

“Asnjëherë nuk e kam goditë të ndjerën me shkop. Me duar e kam goditë 3-4 shuplaka, kjo ka ndodh të shtunën. Të dielën asnjëherë nuk e kam goditë. Nuk i kam thyer asnjë pjesë të trupit, nuk e kam goditë asnjëherë siç është lëndu. Lëndimet kanë ardhë si pasojë e rrëzimit nga kati i 5-të, që kemi qenë duke shku te spitali. Jam rrëzu bashkë me të ndjerën 2 herë. 1 herë më ka ra nga duart, s’kam mujt me çu për shkak të panikut, stresit, s’kam pas fuqi as vet. Ka pasë lift është vonuar lifti. Arbëri ka dalë e ka thirrë liftin por është vonuar, dhe kam vendosur me shku shkallëve”, është deklaruar Krivaça para trupit gjykues.

Krivaça që është deklaruar para trupit gjykues për herë të parë, ka mohuar se i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, ka qenë pjesëmarrës në veprat për të cilat akuzohen. Sipas tij, të tre ishin në ndikim të kokainës.

“Unë e kam goditë të ndjerën por jo me lënduar siç janë lëndimet. Jemi kapë mes vete, jem goditë mes vete, Arbëri s’ka qenë prezent atë ditë hiç, nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim hiç. Ai u ardh m’i marrë rrobat dhe pasaportën e tij. Ka qëndru gjatë gjithë natës me mu, duke pirë kokainë. Ditën e diele Arbëri, ka qenë në banesë. Arbëri ka dalë ka ble bukë, për mua, Marigonën dhe për vete. Ora e saktë nuk më kujtohet, kur e kam dërgu Marigonën, veç e di që masdite. Prej të premtes deri të dielën kam pi kokainë, e dini që kokaina nuk të lenë flejtë, kam qenë gati në gjendje overdozë. Edhe Arbëri edhe Marigona kanë qenë në efekt të drogës. Arbëri kur ka ardhë në mbrëmje, ka pirë drogë, kurse e ndjera ka pi para se me ardhë Arbëri, me ndjerën kemi pirë çdo ditë, çdo natë. Me datën 22 e ndjera nuk ka pirë drogë, me 21 ka pirë drogë. Deri të dielën me të ndjerën kemi pirë drogë”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

TAGGED: #Dardan Krivaqa, #Marigona Osmani
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin
Refuzohet kërkesëpadia e Behxhet Pacollit kundër gazetarit hulumtues dhe opinionistit të njohur Reshat Badallaj –Zhuriani, me të cilën kërkoi që i padituri Badallaj t’ia kompensojë mbi 10 mijë euro në emër të shpifjes dhe fyerjes
Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan
Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?