By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe ‘Projekti 2025’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe ‘Projekti 2025’
Rajon / Botë

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe ‘Projekti 2025’

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 7:49 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Nëse ish presidenti Donald Trump i fiton zgjedhjet e nëntorit përballë Presidentit Joe Biden, ai mund të kërkojë që të vendosë të gjithë qeverinë federale nën kontrollin e drejtpërdrejtë presidencial. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, kjo manovër është detajuar në një udhëzues të hartuar nga më shumë se 100 organizata konservatore për një administratë të dytë të mundshme të republikanit Donald Trump.

Gjatë fushatës elektorale për Shtëpinë e Bardhë tetë vite më parë, republikani Donald Trump premtoi se do ta vinte burokracinë e Uashingtonit nën pushtetin e tij.

“Nëse zgjidhem president, ne do ta spastrojmë burokracinë e Uashingtonit”, tha zoti Trump në tetor të vitit 2016.

Vazhdimi i kësaj thirrjeje, që nënkupton spastrimin e qeverisë nga ata që zbatojnë politika, por që nuk japin llogari përpara presidentit, tani mbështetet nga një plan i hartuar nga më shumë se 100 organizata konservatore.

I njohur si ‘Projekti 2025’, i botuar nga Fondacioni Heritage i krahut të djathtë, ai jep udhëzime se si mund të vihen nën kontroll agjencitë qeveritare. Presidenti i Fondacionit Heritage, Kevin Roberts, përmendi edhe mundësinë e dhunës gjatë zbatimit të këtij procesi.

“Jemi në procesin e ‘Revolucionit të Dytë Amerikan’, që nuk do të përgjaket, nëse e lejon e majta”.

Pas këtij komenti, zoti Trump u përpoq të distancohej nga ‘Projekti 2025’. Ai tha se nuk dinte asgjë për të dhe autorët e tij, dhe se nuk ishte dakord me disa nga gjërat që thonë ata.

Gjatë një interviste në rrjetin C-SPAN, Paul Dans, kreu i projektit, nuk la asnjë dyshim se ishte frymëzuar nga fjalët dhe idetë e Trump-it.

“Ai ishte president për katër vjet, kështu që shumë nga idetë janë marrë nga puna e tij origjinale. Pra shumë prej tyre burojnë nga mandati i parë i zotit Trump”.

Zëri i Amerikës i kërkoi Fondacionit Heritage një intervistë. Organizata nuk vuri në dispozicion asnjë zyrtar por dërgoi një deklaratë përmes e-mailit ku theksonte se ‘Projekti 2025’ nuk flet për asnjë kandidat apo fushatë.

‘Projekti 2025’ kërkon të eliminojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrat që autorët e Kushtetutës, si James Madison dhe Thomas Jefferson, garantuan përmes ndarjes së pushtetit midis degëve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të qeverisë, thotë Will Marshall, president i Institutit të Politikave Progresive.

“Për Madisonin dhe Jeffersonin do të ishte çmenduri të shihnin se sa shumë pushtet duan të përqendrojnë në duart e presidentit të ardhshëm. Nëse fiton Trump-i, do të ishte e frikshme për vendin, duke pasur parasysh se si e ka keqpërdorur pushtetin në të kaluarën”.

Fushata e Presidentit Joe Biden e ka bërë ‘Projektin 2025’ një objektiv kryesor, duke krijuar një faqe interneti me kritika ndaj tij dhe theksuar reagimin e medias liberale.

“Kritikët e cilësojnë atë si qarkore fashiste. Kjo duhet të jetë një nga arsyet, në mos arsyeja kryesore, që të votoni këtë nëntor”, thotë drejtuesja e emisionit të lajmeve në rrjetin MSNBC, Melissa Murray, ndërsa u drejtohet dëgjuesve.

Plani gjithëpërfshirës kërkon gjithashtu shkurtimin e fondeve qeveritare për energjinë e rinovueshme dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbylljen e Departamentit të Arsimit. Byroja Federale e Hetimeve do të reformohej nga lart poshtë. Të njëjtin fat do të kishte edhe Agjencia Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

TAGGED: #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lajçak: Vlerësoj qëndrimet e presidentit Begaj për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times September 22, 2023
PDK paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarë Publikë
Miller: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Patrushev dhe Milorad Dodik diskutuan situatën në Ballkan
Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?