By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe filmat po ju dështojnë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edhe filmat po ju dështojnë!
Opinion

Edhe filmat po ju dështojnë!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 7:50 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Historia e ‘serialeve televizive’ në kohën e korrje-shirjeve është e gjatë sa vet politika kosovare. Vërtetë ishte qesharak momenti në serialin e fundit të realizuar në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, kur ministri i Bujqësisë mbeti pa u futur në kombajnë bashkë me kryeministrin! Edhe përkundër insistimit për t’u futur në Kombajnë, ministri mbeti jashtë! Ky nuk ishte episod i mirë për ministrin e bujqësisë, por kjo mbetet e keqja më e vogël në krahasim me manipulimet dhe shifrat për prodhim të grurit në Kosovë!

Raportimi i mediave për moskordinim mes Kurtit e Pecit

Mediat raportuan se Albin Kurti ja mori shpejt dorën kombajnës, por medie të tjera raportuan edhe për mbetjen e Faton Pecit jashtë dyerve të kombajnës!

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, kanë vizituar sot një fermer në Komunën e Malishevës, të cilit i janë bashkuar në procesin e korrjes së grurit.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për ministrin Faton Peci, i cili ka hasur në vështirësi për t’iu bashkuar kryeministrit Albin Kurti në kabinën e kombajnës për korrjen e grurit.

Pasi Kurti është futur brenda kabinës, drejtuesi i kombajnës është futur pas kryeministrit dhe ka mbyllur derën, pa e vërejtur që mbrapa po ngjitej ministri Peci.

Në videon e publikuar, shihet se ministri Faton Peci provon që të trokasë në dritaren kabinës në përpjekje për t’iu bashkuar Kurtit, megjithatë pa sukses”!

Mbase, ky nuk ishte moskoordinimi i parë i Albin Kurtit me përfaqësuesit e partisë GUXO jashtë objektit të qeverisë! Urojmë të jetë i fundit për ministrin Peci!

Bukën e motmotit na sigurojnë importet nga jashtë

Prononcimet megalomane të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, “që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve)”, u ngjajnë fushatave zgjedhore e jo rezultateve reale të korrje-shirjeve në Kosovë!

Pasi këto ditë po vërehen radhë të gjata të kamionëve me grurë në terminale që vijnë nga importi i jashtëm. Mbase mund të jetë i vërtetë konstatimi që prodhimi i grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç është e vërtetë që sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla në krahasim me vitet tjera.

Konstatimi logjik e thotë se në kohën kur kemi rënie të sipërfaqeve me grurë në nivel vendi, është e pamundur të kemi rritje të prodhimit të grurit në nivel vendi!

Kosova nga paslufta nuk arrin t’i plotësojmë nevojat ushqyese të popullatës me artikullin bazik ushqyes, që është mielli i grurit. Por ky nuk është i vetmi artikull ushqyes që i mungon Kosovës.

‘Serialet televizive’ për kinse rritje të prodhimit të grurit në Kosovë po bëhen për konsum politik, pa i kushtuar kujdes skenarit dhe regjisë, që e lanë ministrin Peci jashtë dyerve të kombajnës!

Përderisa, në të kaluarën telenovelat për korrje-shirjet bëheshin në mënyrë më profesionale, kësaj radhe kaluan në “banalitet”, duke e lënë më të “merituarin” jashtë kombajnës!

Urojmë të jenë të vërteta deklarimet e ministrit Peci dhe kryeministrit Kurti për rezultatet e larta në prodhimin e grurit, për të cilat, meritorë janë fermerët dhe kushtet atmosferike e jo figurat politike që për herë të parë takimin me fshatin e kanë pas ngritjes në karrierë politike!

Për fund, i rikujtojë lexuesit se Albin Kurti është inxhinier i diplomuar i elektros, kurse Faton Peci i diplomuar për shkenca politike dhe filozofi. Profili i dy personaliteteve flet shumë për naivitetin e tyre rreth prodhimeve bujqësore! Mbase më kredibil për qytetarët e vendit do të ishte deklarata e një profesionisti, çoftë ai edhe teknik bujqësor sesa konstatimet hiperbolike të dy drejtuesve aktualë shtetërorë!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dokumente, aplikime, kosto: Rruga deri te bursa universitare

Kosova Times Kosova Times March 11, 2023
Snacks të shijshme me proshutë dhe krem ​​djathi
KQZ vendos, 16 kuti të votimit rinumërohen për mospërputhje
Trepça shpallet kampione e Kosovës në basketboll
Studimi: Sistemi i arsimit në Malin e Zi, alarm serioz për shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?