By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gollopeni: Shkaktar i rënies së popullsisë, faktori natyrorë dhe migrimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Gollopeni: Shkaktar i rënies së popullsisë, faktori natyrorë dhe migrimet
Lajme

Gollopeni: Shkaktar i rënies së popullsisë, faktori natyrorë dhe migrimet

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 6:37 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona.

Demografi Besim Gollopeni tha në RTK, se këto shifra ishin të pritshme për të dhe se nuk ishin befasi e as surprizë.

Mirëpo sipas tij këto shifra pasqyrojnë gjendjen faktike në terren në tërë territorin e Kosovës, të cilat Golllopeni tha s janë realizuar përmes teknologjisë së avancuar nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas tij, shkak për rënien e popullsisë është faktori natyrorë dhe migrimet ndërkombëtare të popullsisë, që Kosova bën pjesë në një ndër vendet me shkallë të larte të emigracionit.

Ai po ashtu tha se edhe shkalla e shtimit natyror ka pësuar rënie drastike, dhe që sipas tij krahasuar me vitin 2011 ku  kishte shtim natyror deri në 26.000 lindje sot është rreth 12.000, duke theksuar se është zvogëluar më shumë se përgjysmë.

“Në anën tjetër kemi migrimet ndërkombëtare të popullsisë të cilat Kosovën e kanë atakuar tej mase sidomos në këtë dekadën e fundit veçanërisht vitin 2014-2015, por pa përjashtuar edhe vitet e tjera, dhe kjo ka bërë që domosdoshmërisht Kosova të hyjë në një situatë, ku numri i përgjithshëm i popullsisë jo që të shënon rritje apo të stagnoj por madje ka shkuar mbrapa apo ka pasur zvogëlim të numrit të përgjithshëm të popullsisë”, tha ai.

Gollopeni ka shtuar se trendi i zvogëlimit të numrit të popullsisë do të vazhdoj në qoftë se nuk do të ketë politika dhe strategji popullatave të cilat sipas tij sado pak e orientojnë dhe e mbajnë nën kontroll trendin dhe zhvillimin e përgjithshëm demografik.

You Might Also Like

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

ATK shpalos arritjet e sfidat për 2025 me konferencë

TAGGED: #Besim Gollopeni, #Regjistrimi i popullsisë
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komandanti i ri i forcave ruse thotë se situata në Ukrainë është “e tensionuar”

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Ish-informatori i FBI-së akuzohet se ka gënjyer për Joe Biden dhe djalin e tij
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare
Abdixhiku: Programi i LDK-së, fuqizon mësimdhënësit dhe nxënësit
Trump zhvilloi bisedën e parë me liderin palestinez që nga viti 2017
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?