By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet numri i ligjvënësve demokratë që kërkojnë largimin e zotit Biden nga gara presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rritet numri i ligjvënësve demokratë që kërkojnë largimin e zotit Biden nga gara presidenciale
Rajon / Botë

Rritet numri i ligjvënësve demokratë që kërkojnë largimin e zotit Biden nga gara presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 7:53 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Një numër në rritje demokratësh në Kongres po i bëjnë thirrje presidentit demokrat Joe Biden që të largohet nga gara për presidenciale pasi presidenti aktual 81-vjeçar bëri një paraqitje të dobët në debatit me rivalin republikan Donald Trump.

Ndërsa shumë ligjvënës kanë shprehur shqetësimin për pasojat e vazhdimit të garës së zotit Biden për President dhe të tjerë kanë mbështetur me vendosmëri planet e presidentit aktual, 13 ligjvënës demokratë kanë kërkuar në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë që zoti Biden të largohet nga gara për president.

SENATORI PETER WELCH

“Për të mirën e vendit, unë po i bëj thirrje Presidentit Biden të tërhiqet nga gara”, shkroi senatori nga Vermonti në një artikull në gazetën Washington Post. Peter Welch ishte senatori i parë demokrat që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqej nga gara për president.

LIGJVËNËSI BRAD SCHNEIDER

“Ka ardhur koha që Presidenti Biden t’ia kalojë heroikisht pishtarin një gjenerate të re udhëheqësish për të na udhëhequr drejt së ardhmes që ai na ka mundësuar dhe fuqizuar për ta ndjekur”, tha përmes një deklarate ligjvënësi nga Ilinoi, Brad Schneider.

LIGJVËNËSJA HILLARY SCHOLTEN

“Për të mirën e demokracisë sonë, besoj se është koha që ai të largohet nga gara presidenciale dhe të lejojë ngritjen e një udhëheqësi të ri”, tha ligjvënësja nga Miçigani, Hillary Scholten. Në një postim në mediat sociale ajo tha se “është thelbësore që ne të kemi kandidatin më të fortë të mundshëm të partisë sonë, jo vetëm për të fituar, por edhe për të qeverisur.”

LIGJVËNËSI PAT RYAN

“Joe Biden është një patriot, por nuk është më kandidati më i mirë për të mposhtur Trumpin”, tha ligjvënësi Ryan, i cili përmbysi një qark të Nju Jorkut të kontrolluar nga republikanët në 2019. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se “për të mirën e vendit tonë, unë i bëj thirrje zotit Joe Biden të largohet nga gara, për të përmbushur premtimin e tij për të qenë një urë lidhëse për një brez të ri udhëheqësish.”

LIGJVËNËSJA MIKIE SHERRILL

“Për shkak se e di që presidenti Biden ka një interes të thellë për të ardhmen e vendit tonë, kërkoj që ai të deklarojë se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë dhe të na udhëheqë përmes një procesi drejt një kandidati të ri”, tha përmes një deklarate ligjvënësja nga Nju Xhersi Mikie Sherrill.

LIGJVËNËSI ADAM SMITH

“Presidenti Biden duhet të heqë dorë nga kandidatura e tij për një mandat të dytë në detyrën e Presidentit dhe të lirojë delegatët e tij në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve për t’i mundësuar partisë të emërojë një kandidat të ri për President”, tha përmes një deklarate ligjvënësi Adam Smith. “Paraqitja e Presidentit në debat ishte alarmante dhe populli amerikan e ka bërë të qartë se nuk e sheh më atë si një kandidat të besueshëm për të shërbyer edhe katër vjet si President. Që nga debati, Presidenti nuk i ka trajtuar seriozisht këto shqetësime. Kjo është e papranueshme.”

LIGJVËNËSI LLOYD DOGGETT

Ligjvënësi Lloyd Doggett, i cili përfaqëson një zonë të sigurt të demokratëve në Teksas, ishte demokrati i parë në Kongres që bëri thirrje për largimin e zotit Biden nga gara për president.
“Presidenti Biden ka vazhduar të ketë një paraqitja shumë më të ulët në sondazhe se senatorët demokratë në shtetet kyçe dhe në shumicën e sondazheve ai është mbrapa zotit Trump”, tha ai përmes një deklarate. “Unë shpresoja se debati do të ofronte një mundësi për ta ndryshuar këtë. Kjo nuk ndodhi.”

LIGJVËNËSI RAUL GRIJALVA

Ligjvënësi Raul Grijalva, një liberal që përfaqëson një zonë në Arizonën jugore përgjatë kufirit me Meksikën, i tha gazetës New York Times se ka ardhur koha që Biden të largohet nga gara, duke thënë: “Nëse ai do të jetë kandidati ynë, unë do ta mbështes atë, por unë mendojë se kjo është një mundësi për të zgjedhur një kandidat tjetër.” Ndihmësit e ligjvënësit Grijalva nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

LIGJVËNËSI SETH MOULTON

Seth Moulton, një ligjvënës demokrat nga Masaçusetsi, vlerësoi punën e zotit Biden në shërbim të vendit, por tha gjatë një interviste në një radiostacion lokal se presidenti duhet të ndiqte “gjurmët e George Washingtonit (Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës) dhe të largohej nga gara presidenciae, duke i hapur rrugën udhëheqësve të rinj për t’u përballur me zotin Donald Trump”.

LIGJVËNËSI MIKE QUIGLEY

Mike Quigley, një ligjvënës demokrat i moderuar, tha se zoti Biden duhet të tërhiqet dhe “të lërë dikë tjetër ta bëjë këtë”, përndrysh do të rrezikojë një “katastrofë të plotë”.

LIGJVËNËSJA ANGIE CRAIG

Angie Craig, e cila përfaqëson një zone të Minesotës që konsiderohet si një përparësi kryesore për republikanët për të fituar sërish në zgjedhjet e nëntorit, ishte ligjvënësja e parë në detyrë nga një zonë shumë konkurruese që bëri thirrje për largimin e zotit Biden gara.

“Duke patur parasysh atë që pashë dhe dëgjova nga presidenti gjatë debatit të javës së kaluar në Atlanta, së bashku me mungesën e një përgjigjeje të fortë nga vetë presidenti pas atij debati, nuk besoj se presidenti mund të bëjë fushatë efektive dhe të fitojë kundër Donald Trumpit”, tha ligjvënësja Craig.

LIGJVËNËSI EARL BLUMENAUER

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me zgjatjen e presidencës së tij, por edhe me mbrojtjen e demokracisë”, tha ligjvënësi Blumenauer.

“Ndërsa ky është një vendim, që duhet të merret nga vetë presidenti dhe zonja e parë, shpresoj se ata do të arrijnë në të njëjtin konkluzion si unë dhe të tjerët se zoti Biden nuk duhet të jetë kandidat i demokratëve për president”, shtoi ai.

LIGJVËNËSI GREG STANTION

Listës së demokratëve që po bëjnë thirrje për largimin e zotit Biden nga gara për president iu shtua të enjten vonë edhe ligjvënësi demokrat nga Arizona Greg Stantion. /Reuters/

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

TAGGED: #Joe Biden, #Ligjvënësit demokratë, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Prishtinë, nis largimi i veturave të pashfrytëzuara nga hapësirat publike
Të shtëna me armë në Butel, dy policë dërgohen në Qendrën Klinike në Shkup
Përfundon stërvitja, Rudhani e Rrahmani: Duam tri pikët kundër Rumanisë
Davenport e Lajçaku në Bruksel biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?